• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E qëlloi me çifte pas konfliktit, humb jetën në spital pronari i furrës së bukës

by Java News
22/03/2019 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka humbur jetën në spital Esat Katorri, pronari i një furre buke në Kavajë i cili u plagos me çifte orët e para të mëngjesit të 15 marsit.  Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, në lagjen “Zguraj”, ku i dëmtuari Esat Katorri sapo kishte hapur dyqanin. Autori i dyshuar i ngjarjes është një 26-vjeçar, i cili u vu në pranga nga Policia e Kavajës, vetëm pak kohë pasi kishte plagosur 59-vjeçarin. Burime nga Policia thanë se i dyshuari është Seferjan Troka, ndërsa dyshohet se motivi i krimit është një konflikt i hershëm pronësie mes pronarit të furrës së bukës dhe familjes së autorit. Në momentin kur ndodhi ngjarja, i plagosuri ndodhej në ambientet e brendshme të furrës bashkë me të shoqen dhe po përgatisnin produktet për ditën e premte.

Ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, me sa duket, ka qenë duke e pritur të dëmtuarin derisa të futej brenda dyqanit dhe më pas është futur në kuzhinë duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të tij. Ka qenë bashkëshortja e Katorrit, që ka lajmëruar menjëherë Policinë, por edhe ka bërë të mundur identifikimin e autorit, duke qenë se ka parë të gjithë skenën. Fatmirësisht, ajo nuk ka pësuar asgjë nga sulmi me armë. Ndërsa i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

HETIMI

Burime nga grupi hetimor thanë se pasi kanë arrestuar dhe marrë në pyetje autorin e dyshuar të ngjarjes, 26- vjeçarin Seferjan Troka, ky i fundit ka pohuar se ka pasur një konflikt pronësie me shtetasin Esat Katorri.

Sipas tij, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke që 59-vjeçari ia kishte shitur disa kohë më parë, për të cilën kishte pasur probleme. Ai ka thënë se i kishte kërkuar disa herë shpjegime, por nuk kishte gjetur zgjidhje. Për këtë arsye, dje në mëngjes, Troka ka marrë një armë gjahu nga shtëpia dhe është nisur drejt lagjes “Zguraj”, në Kavajë, për të folur për herë të fundit me Esat Katorrin. Dëshmitarët kanë pohuar për Policinë se fillimisht ka pasur një debat me tone të ashpra në ambientet e furrës së bukës dhe më pas 26-vjeçari ka qëlluar e është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri është transportuar në spital me automjete të rastit. Një i afërm i të plagosurit, i cili shkoi në dyqanin e Katorrit pasi ndodhi ngjarja, është shprehur se nuk ka dijeni për ndonjë konflikt që ai mund të ketë pasur.

“Unë kam ardhur shumë vonë këtu, pas orës 07:00, pasi isha nisur për në punë. Takova një të njohur në rrugë dhe më tha se Esatin e kishin qëlluar me çifte. Mora çelësin që t’i hapja furrën Esatit, që të mos i prishej brumi që kishin zënë për bukën, pasi me sa di unë do ketë qenë edhe e shoqja këtu, pasi e hapnin furrën bashkë. Në dijeninë time, ai nuk ka pasur konflikte me njeri dhe nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur”, shprehet i afërmi i të plagosurit. Autori i krimit u arrestua vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes dhe sipas Policisë, akuzohet për “vrasje me dashje” të mbetur në tentativë.

Djali i të plagosurit u arrestua në 2014-ën

Më 9 janar të vitit 2014 është arrestuar në Kavajë djali i Esat Katorrit, pronarit të furrës së bukës që u plagos dje. Djali i tij, Artes Katorri, në atë kohë 23 vjeç, u prangos pasi dyshohej për vrasje të mbetur në tentativë. “Ky ndalim u bë në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Kavajës, pasi Artes Katorri dyshohet për veprat penale ‘Vrasje në rrethana rënduese mbetur në tentativë’, ‘Mbajtja pa leje e armëve të gjahut’, ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’ dhe ‘Kultivimi i lëndëve narkotike’”, shprehej zyrtarisht Policia në atë kohë. Katorri i kishte shpëtuar operacionit të koduar “Nata”, më pak se një muaj para se të arrestohej. Ky operacion ishte zhvilluar në fund të vitit 2013, ku ishin arrestuar 10 persona. Ndërsa Artes Katorri kishte qëlluar ndaj Policisë që ishin në operacion.

Next Post
Zjarr në Krujë/ Shkrumbohet një banesë

Tiranë, zjarr në një pallat tek “Shallvaret”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In