Pas Xhuljano Hoxhës, të arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e Regis Runaj në Elbasan, policia arreston kunatin e tij. I arrestuari është Erjon Shehu të cilit policia i ka gjetur sasi municionesh në banesë. Shehu dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit.
23-vjeçari Runaj para vrasjes, po udhëtonte në motor me Xhuljo Hoxhën dhe i ka kërkuar atij që të ulte shpejtësinë e motorit.
Hoxha, 29 vjeç e ka goditur 23-vjeçarin me thikë pas shpine 26 herë. Gjurmët e gjakut janë gjetur në motor.
Ngjarja ka ndodhur në datën 29 korrik, ku i riu është vrarë në afërsi të varrezave në qytetin e Elbasanit.
/a.r