• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

by Ben Blushi
13/09/2025 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Blushi

Para kosovarëve shumë popuj kanë pasur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm.

Ka qëlluar që kryeministrat janë të paaftë siç është Albini, mund të jenë të dëmshëm siç është Albini, mund të jenë të dhunshëm siç është Albini, mund të jenë pa ide siç është Albini, mund të jenë të mërzitshëm siç është Albini, mund të qëllojnë demagogë siç është Albini, mund të jenë poetë të dështuar siç do donte të ishte Albini, mund të jenë delirantë siç është Albini.

Të gjitha këto kanë ndodhur dhe do ndodhin.

Mirëpo popujt e gjejnë zgjidhjen.

Ata i zbojnë Albinët nga qielli i tyre njëlloj si korbat.

Kur e kuptojnë se korbat nuk ikin, popujt largojnë ushqimin e tyre kryesor: insektet.

Prandaj them se ikja e Albinit nuk është më diçka që i duhet lënë atij në dorë.

Albin Kurtit i duhet hequr ushqimi.

Ikjen e Albinit e kanë në dorë ata që e krijuan Albinin : qytetarët e Kosovës.

Përveç shumë dëmëve që i ka bërë vendit të vet, Albin Kurti do mbahet mend se krijoi një lidhje fatale mes fjalës sekt dhe insekt.

Ai ka krijuar një albinsekt.

Albinsektet janë ushqimi i Albinit, ata e mbajnë të ndezur zemrën e tij të shuar, ata ia tundin krahët kur nuk fluturon dot, ata ia hapin sqepin kur duhet të kafshojë, ata ia ngarkojnë flatrat e urrejtjes me gurë, ata e shërojnë kur ai plagoset, ata ia pastrojnë kthetrat kur ai nxjerr sytë, ata qeshin kur ai nuk ka cipë, ata ia rrahin rivalët me rrip, ata e quajnë hero meqë flet shqip, ata e çojnë nga rënia në gropë, ata nuk ndahen kur ai bëhet copë.

Por sot është dita që dhe albinsektet të bëjnë një bilanc.

Çfarë ka bërë Albin Kurti për pesë vjet?

Aktualisht në Evropë nuk ka asnjë shoqëri më depresive se Kosova.

Të varfrit po varfërohen, të pasurit po rrallohen.

Mijëra njerëz ikin çdo ditë.

Bizneset po mbyllen.

Ekonomia është rrudhur dhe prodhimi është pakësuar.

Papunësia është më e larta në rajon.

Investime publike nuk ka.

Investimet e huaja janë një koncept i panjohur.

Bizneset e Kosovës po emigrojnë në Shqipëri.

Elita gjithashtu.

Parlamenti ka shtatë muaj jashtë funksionit.

Qeveria nuk formohet dot dhe Albin Kurti është një kryeministër me mandat të skaduar.

Marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën janë në pikën më të ulët.

Me vendimin e djeshëm Amerika e ka shpallur Albin Kurtin de fakto non grata.

Raportet me Evropën janë të bllokuara prej dy vitesh.

Kosova është nën embargo.

Marrëdhëniet me Shqipërinë janë më keq se në kohën e Jugosllavisë.

Kufiri është i hapur, por shpirti është i mbyllur.

Njerëzit takohen, por Albin Kurti i ndalon të duhen.

Administrata albinsekte e shtetit të Kosovës është kthyer në një agjensi anti-Shqipëri.

Ajo ndot plazhet dhe i tremb turistët duke i çuar në Greqi.

Që kur e njoh Kosovën nuk kam parë kurrë një sentiment më të fortë kundër shqiptarëve të Shqipërisë se sa sot.

Nga një parti e themeluar kundër Serbisë, Vetëvendosja e Albin Kurtit është kthyer në një parti kundër Shqipërisë.

E megjithatë kur ia bën këtë bilanc disa njerëzve në Kosovë ata thonë po ke të drejtë, të gjitha janë të vërteta, por Albin Kurti është i ndershëm.

Unë kam një pyetje për të gjithë kosovarët.

E pse qenka Albin Kurti i ndershëm?

Si mund të jetë i ndershëm një njeri që e fut vendin e vet në konflikt me Amerikën?

Si mund të jetë i ndershëm një njeri që ka arritur të fusë vendin në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian njëlloj sikur të ishte Rusia e Putinit?

Si mund të jetë i ndershëm një njeri që kërkon të qeverisë kur nuk ka fituar?

Si mund të jetë i ndershëm dikush që dështoi 50 raunde parlamentare duke kërkuar diçka që nuk i takonte?

A mund të jetë i ndershëm dikush që refuzon të dëshmojë në prokurori siç bëjnë sa herë ju kërkohet 2 milion qytetarët e atij vendi?

A mund të jetë i ndershëm një njeri që kundërshton vendimet e gjykatave?

A mund të jetë i ndershëm një njëri i cili, që nga dita që ka ardhur në pushtet nuk i ka shtuar asnjë njohje shtetit të vet?

A mund të jetë i ndershëm dikush që ushqen me dashje akuzat e gjykatës së Hagës për ata që çliruan Kosovën?

A mund të jetë i ndershëm dikush që përdor fenë për vota?

A mund të jetë i ndershëm një njeri që ka shkatërruar mijëra vende pune?

A mund të jetë i ndershëm një njeri që beson se rritja ekonomike është pasurim i padrejtë?

A mund të jetë i ndershëm dikush që e përdor varfërinë për pushtet?

Ne shqiptarët kemi disa shembuj të ndershmërisë politike.

Po marr një rast klasik.

Një pjesë prej nesh, besojnë se Enver Hoxha ishte i ndershëm.

Ata thonë se ai nuk i vidhte taksat e popullit, nuk kishte prona, nuk kishte vila dhe pasuri, megjithëse i fuste kundërshtarët në burg, megjithëse ia mori të gjithëve pronat, megjithëse kolektivizoi lopët, megjithëse ne hanim një racion mish në muaj dhe megjithëse kur vdiq e la Shqipërinë vendin më të varfër në botë dhe më të izoluar, në konflikt me Evropën, Amerikën Rusinë dhe Kinën.

Pavarësisht të gjithave, thonë disa, Enver Hoxha ishte burrë i ndershëm sepse nuk e vidhte lapsat me të cilët firmoste varjen e njerëzve në litar.

Pra një njeri që i la të gjithë pa gjë, quhet i ndershëm meqë vetë nuk mori asgjë.

Ky është koncepti i disa kosovarëve sot për Albin Kurtin.

Ata besojnë se ky njeri nuk e vjedh printerin e vendimeve të dëmshme që merr.

Unë do preferoja më mirë një njeri që e shpërdoron bojën e printerit, bashkë me printerin, por nuk na fut në sherr me shtypshkronjën e demokracisë: me Amerikën.

Prandaj duke njohur disi Kosovën, them se problemi aty nuk është opozita, problemi është pjesa albinsekte e shoqërisë kosovare që beson se duke e ushqyer korbin me flutura do ta shndërrojnë në shqiponjë.

Albin Kurti e humbi mundësinë të bëhet shqiponjë sepse nuk u ngrit asnjëherë në atë lartësi.

Ai është një korb që do vazhdojë të ushqehet me insekte, duke vrarë fluturat e shpresës.

Shpresoj jo edhe për shumë kohë.

Next Post
Pse sot në Kuvend u betuan 138 deputetë?

PS nis reformën në Kuvend/ Që të hënën nis diskutimi për ndryshimin e numrit të komisioneve parlamentare

Comments 1

  1. ccc says:
    6 months ago

    Cfare pene, cfare shkrimi brilant! Respekte Blush!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In