• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E priti mbi pemë sa të mbaronte dasma, Dumani: Më ishin mpirë këmbët, objektivi mu afrua…

by A R
11/09/2025 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vrasjes së Fatmira Dedës, Nuredin Dumani tashmë u shndërrua në një vrasës profesionist, pikë referimi për bandat kriminale. Ai mori porosinë e radhës. Këtë herë nga Elbasani. Aty ku në vijim, emrat i tij dhe Talo Çelës dilnin në gjithë zinxhirin e vrasjeve.

Objektiv për tu eliminuar ishte Arben Çeta. Sipas dëshmisë urdhri ishte dhënë nga Kamer Mehja, një figurë e njohur në qytet për aktivitetin e tij kriminal. Sipas dëshmisë së Dumanit, Çeta i kishte vrarë një familjar Kamerit dhe kishte bërë 13 vite burg. Pas lirimit, Kameri e donte të vdekur.

“Nuk mundet që vetëm me një deklarim të bashkëpuntorit të drejtësisë të arrijmë në një vendim fajësie për autorët e veprës penale nga gjykata. Për më tepër që vendimin e saj gjykata e mbështet në një kompeksitet provash, që janë ligjore, të drejta dhe të paanshme, dhe në argumentimin që bën në vendimin e saj.” u shpreh Ermira Tafani, pedagoge.

“Kemi parasysh që këta individë e kanë shumë të vështirë të jetojnë brenda rregullave duke pasur një punë me të ardhura me punë të ndeshme, apo duke pasur një rrogë, nuk dinë as ta menaxhojnë të kenë një program ditor ku do shkojnë në punë dhe pagesa e tyre mujore të jetë e mjaftueshme për të siguruar nevojat financiare të vetes apo familjes. Në kushte të tilla këta individë bëjnë sjellje impulsive apo ndërtojnë strategji për të përfituar të ardhura të mëdha.” u shpreh Almeida Xhaferi, psikologe
Porosia fillimisht i kalon Gentian Sharës, i cili e përcjell tek Talo Çela. Për ta realizuar, përfshihet edhe Tom Çela, i njohur si “Tomi qorr”. Kamer Mehja jep 30 mijë euro parapagim, gjysmën e shumës prej 60 mijë që ishte rënë dakord.

“Në tetor të vitit 2013 më vjen edhe më takon Talo Çela, shumë i mërzitur. Më tha “Vlla, vetëm ti do më ndihmosh në këtë pjesë, sepse këtë punë e kam marr unë, Tomi edhe Gent Sharra, punën se kemi mbaruar dhe kemi marrë 30 mijë euro. I thashë po si është puna me lekët? Paguhesh 60 mijë euro tha. 30 mijë euro që kemi marrë ne, këto i ka prish Tomi, se ka rregulluar shtëpinë, e ca të them unë se jam lodh me këtë punë. Këto 30 mijë euro, të tjera që do marrim, do i marrësh ti të gjitha.

Pasi pranon punën e radhës, Dumani fillon ndjekjen e objektivit për ditë me radhë në Elbasan. Më pas siguron një automjet dhe një armë të vogël me silenciator, e sjellë nga vetë Kamer Mehja.

“Ka ardh Kameri tek lokali Talos. Ka ardh vet aty me një BMË X1, edhe tha është tek bar restorant Balla, në Fushë-Labinot të Elbanasnit. Kemi shkuar unë Talo Çela, Tom Çela, kemi marr vetëm një pistoletë, zavstava, 7.5 mm shumë e vogël, është vetëm për distanca të afërta, me selenciator. Edhe shkuam atje”
Dumani ishte veshur me kostum si peshkatar për të mos rënë në sy. A e pret për orë të tëra Çetën deri në përfundim të dasmës.

“Pashë makinën dhe përballë makinës, 25-30 metra, ishin pishat, e aty hipa në majë të pemës. Kam prit për disa orë aty lart. Kur doli ai ishte bashkë me dy persona të tjerë ishte një burrë edhe një grua. Arben Çeta, ishte përballë meje, edhe më pa kur zbrita nga pema. Ngaqë kisha ndenjur shumë në pemë, më ishin mpirë këmbët, edhe nuk ndenja dot drejtë. Drejtova pistoletën drejt atij kur u afrova afër, ai nxorri këtë gruan përpara, gjuajta njëherë, edhe ra plumbi tek xhami i makinës”

Edhe pse Dumani, e ndoqi pas dhe i zbrazi të gjithë karikatorin prej pesë plumbash, vetëm një e qëlloi Arben Çetën duke e plagosur. Por, pa mundur ta përfundonte atentatin pasi i mbaruan municionet. Duke qenë përballë turmës së njerëzve, Dumani u tërhoq me gjakftohtësi drejt makinës ku e prisnin Talo Çela dhe Tomi i njohur si “Qorri”. Por, aty për pak sa nuk ra viktimë e shokëve të tij.

“Tom Çela, kish pas dal nga makina, siç isha duke dalë nga lokali, Tomi ishte nga jasht gardhit, edhe Tomi, kishte kujtuar se është Arben Çeta, isha unë mu drejt makinës së Arben Çetës, edhe gjuajti me armë, gjuajti me armë se kujtoi se ishte ai. S’më kapi plumbi por ra ke makina Ben Çetës, po kapi mbrapa theu xhamin e makinës. Aty u turra me vrap, ore i thashë ça bën ky budallai se më gjuajti mua. Tomi nuk shifte, erdhi me vrap, edhe u përplas me makinën ngaqë nuk shifte natën, u rrëzua në tokë, e ngritëm ikëm”.

Next Post
Merrnin deri në 35 mijë dollarë, goditet rrjeti që trafikonte njerëz në SHBA dhe Kanada

Merrnin deri në 35 mijë dollarë, goditet rrjeti që trafikonte njerëz në SHBA dhe Kanada

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com