E ‘Premtja e Zezë’/ Bilanc tragjik dje në Shqipëri: 11 të vdekur në mbarë vendin

Policiaaa

Ditën e djeshme në vendin tonë kanë humbur jetën 11 persona si pasojë e aksidenteve, mbytjeve, aksidenteve në punë.

Ngjarjet ku pati viktima!
– Në Gramsh në liqenin e Banjës, 4 persona u mbytën, babai me dy djemtë dhe nipi.
-Pasditen e djeshme një 68-vjecar ka ndërruar jetë në Durrës. Mësohet se i moshuari ka shfaqur probleme shëndetësore sapo është futur në ujë.
– Dje rreth orës 11:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia.

Si pasojë e dëmtimeve, ky shtetas ka humbur jetën në spital.
-Një 52-vjeçar nga Kamza ka humbur jetën në plazhin e Talës, në Lezhë. Policia thotë se pushuesi sapo ka hyrë në ujë ka shfaqur probleme shëndetësore.

– Dje rreth orës 09:40, në Shkallnur, Durrës, shtetasja D. G., 70 vjeçe, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë, dhe për pasojë ka humbur jetën.
-Në fshatin “Shën Vasil”, Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B. Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjekësore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet.
– Dje rreth orës 21:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë dore (kalë).

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin.
-Më datë 21.07.2023, në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar. Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com