Një 82-vjeçare ka ndërruar jetë dy ditë më parë te Sanatoriumi. Pacientja prej vitesh vuante nga mushkëritë, ndërsa kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Report Tv mëson se një 82-vjeçare ndërroi jetë dy ditë më parë te Sanatoriumi.
Pacientja prej vitesh vuante nga mushkëritë, ndërsa kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese dhe prej disa ditësh ishte shtruar te Sanatoriumi, ku ndërroi jetë, ndërsa rezultoi se ishte prekur edhe me COVID.
Por sipas mjekëve vdekja ka ardhur prej sëmundjeve që ka pasur e që vuante prej vitesh, jo prej koronavirusit.
g.kosovari