SPAK i kërkoi Kuvendit këtë të martë ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën.
Më poshtë është dokumenti i plotë i firmosur nga Altin Dumani ku kërkohet ndryshimi i masës së sigurisë nga ”detyrim me paraqitje” e ndalim të daljes jashtë vendit, në një masë më të ashpër sigurie, ”arrest me burg/ arrest shtëpie”.
Në kërkesën e SPAK thuhet se kjo masë ndaj Berishës merret për arsye se ai nuk ka zbatuar detyrimet që lidhen me masat e mëparshme të vendosura ndaj tij që janë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Gjithashtu në këtë kërkesë thuhet se ka dyshime të bazuara në prova se Berisha ka kryer veprën penale “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendore”, në privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
PROKURORIA E POSAÇME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR:
Lënda: Kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë sëdeputetit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit
Drejtuar: Znj.Lindita NIKOLLA
KRYETARE E KUVENDIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
TIRANE
KUVENDIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
TIRANE
E nderuar znj.Kryetare e Kuvendit!
Të nderuar Deputetë të Kuvendit!
Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,nenin 231,260,288,289të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikëssë Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA,nëpërmjetzëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqiturnë policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtështetiť” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale,në atë të arrestit në burg/ arrest në shtëpi,parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.287 të vitit2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
Gjithashtu në respektim të nenit 288 pika 2, të K.Pr.Penale, bashkalidhur gjeni relacionin earsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse.
Sali Berisha, i biri i Ram dhe i Shiqere, datëlindja 15.10.1944, lindur në Tropojë, menr.personal E40701031R,
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 287 të vitit 2020 për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprëspenale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.
Më datë 02.10.2023, në kuadrin e këtij procedimi penal është vendosur, ndër të tjera,regjistrimi i emrit të personit nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar se ka kryer veprën penale të:
“Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer nëbashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Kjo dispozitë parashikon se kërkimi ose marrja, drejtëpërdrejtë ose tërthorazi, i çdo llojpërfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë,ose pranimii një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose izgjedhuri vendor, për të kryer ose moskryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij,dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.
Konkretisht,nga hetimet,vlerësohet se është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur nëprova se personi nën hetim Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës sëShqipërisë, përgjatë periudhës kohore që shtrihet që nga viti 2005 e vijim, ka kryer veprimekonkrete, aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipasnevojave që paraqiteshin për pesë familje ish-pronare, me qëllim kthimin dhe në vijimshfrytëzimin si troje ndërtimore të territoreve ku janë shtrirë ish Klubi Shumësportesh Partizanidhe ish Klubi i Futbollit Partizani, ku përfitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishtebashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.
Nga ana e shtetasit Sali Berisha, janë kryer veprime aktive, në cilësinë e tij si Kryeministër iRepublikës së Shqipërisë, për kryerjen e kontrolleve administrative (Urdhëri nr. 1289 prot.,datë 16.04.2009), me qëllimin e ushtrimin e presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete përveprime që duhet të kryenin funksionarët që pengonin përfundimin e procesit të privatizimit,në favor ndër të tjera, të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij.
Nga ana e shtetasit Sali Berisha, janë kryer veprime aktive, në cilësinë e tij si Kryeministër iRepublikës së Shqipërisë, në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi,bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimine procesit të privatizimit të pronës shtetërore në favor të tij.
Përfitimi i parregullt në favor të shtetasit Jamarbër Malltezi, në cilësinë e bashkëshortit tëvajzës së Kryeministrit, shtetasit Sali Berisha, ekziston dyshimi se është, vetë privatizimi iobjekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhepërdorur për përfitime materiale nga shtetasi Jamarbër Malltezi.
Përfitim i parregullt, janë ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportivenë të banimit, pavarësisht interesit publik që ekziston në lidhje me nevojën e ekzistencës sëambjenteve sportive, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituardrejtëpërdrejtë shtetasi Jamarbër Malltezi.
Përfitim i parregullt, janë gjithashtu të gjitha përfitimet monetare që ka marrë shtetasi JamarbërMalltezi nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k. para se të deklarohej si bashkëshortak në këtëshoqëri si dhe fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie dhe të shpërndara në vijim, pasdeklarimit si bashkëortak, të llogaritura në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.
Vepra penale e korrupsionit pasiv, e cila ka në vetvete qëllimin e përfitimit, evidenton qartësishtse përfitimi mund të jetë jo vetëm për vete por edhe për persona të tjerë. Në rastin konkret,është evidentuar pikërisht se ky përfitim është marrë nga personi nën hetim Jamarbër Malltezi.
Neni 73 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (Ndryshuar me ligjin nr: 88/2012, datë18.9.2012, ndryshuar paragrafi 3, me ligjin nr:. 76/2016, datë 22.7.2016),parashikon:
1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prejtijnë ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.
2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij tëushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.
3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër osemenjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi iProkurorisë së Posaçme njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend përprocedim, vendos për heqjen e masës.
4. Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtijneni, Kuvendi mund të diskutojënë seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me votimtë hapur
Neni 288 i K.Pr.Penale,(Ndryshuar me ligjin nr. 21,datë 10.3.2014 dhe nr: 35/2017,datë30.3.2017)parashikon:
1. Kur ndajnjë deputeti duhet të caktohet masa e sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi,heqja e lirisë në çfarëdo lloj forme, kontrolli personal ose i banesës, prokurori kërkon autorizimnga Kuvendi.
2. Kërkesa për autorizim paraqitet kur plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në këtë Kodpër kryerjen e veprimeve të parashikuara në pikën 1 të këtij neni. Ajo shoqërohet me njërelacion të arsyetuar, të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën e tij.
3. Kur deputeti është arrestuar në flagrancë,Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme njofionmenjëherë Kuvendin. Kur Kuvendi vendos heqjen e masës së arrestit në flagrancë, deputetilirohet menjëherë.
Neni 289 i K.Pr. Penale “Lejimi për të kryer veprime”(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 21,datë10.3.2014; ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017) parashikon:
1. Mosdhënia e autorizimit, sipas nenit 288, të këtij Kodi, nuk e pengon prokurorin që tëkërkojë një masë tjetër sigurimi, sipas nenit 244, dhe as të procedojë ndajtijose personavetë tjerë, ndajtë cilëve zhvillohen hetime për të njëjtin fakt. …
Mbështetur në sa më sipër, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit tëOrganizuar Tiranë, i është drejtuar me kërkesë Gjykatës së Posaçme Për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar Tiranë, duke kërkuar caktimin e masave të sigurimit personal“Detyrimpër t’ú paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalimi daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim SaliBerisha.
Me vendimin nr. 112 datë 20.10.2023,Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionindhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke caktuar masat esigurimit personal të sipërcituara për personin nën hetim Sali Berisha.
Me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionindhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur ndër të tjera, vazhdimin e masës së sigurimitpersonal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë giyqësore”, eparashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 112 datë 20.10.2023 ndajpersonit nën hetim Sali Berisha, duke u urdhëruar ky i fundit të paraqitet të hënën e parë dhetë tretë të çdo muaji, ora 10.00 para oficerit të policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë sëPosaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe urdhërimi i këtij shtetasi të moslargohet nga territori i Republikës së Shqipërisë, pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit233 pika 1 të K.Pr.Penale dhe ndalimi i përdorimit të pasaportës dhe dokumentave të tjera idnetifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit.
Duke mos qenë dakort me dy vendimet e mësipërme, nga ana e personit nën hetim dhembrojtësve të tij është ushtruar ankim. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar Tiranë, me vendimin nr. 56 datë 21.11.2023, ka vendosur ndër të tjeramiratimin e vendimit nr. 112 datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023 tësë njëjtës gjykatë, ndaj ankuesit Sali Berisha.
Referuar proces verbaleve datë 06.11.2023,20.11.2023 dhe 04.12.2023 të mbajtur nga oficerii policisë gjyqësore/hetuesi, para të cilit duhet të paraqitej personi nën hetim Sali Berisha,rezulton se ky i fundit, nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, duke mos u paraqitur asnjëherëpara policisë gjyqësore.
Neni 289 i K.Pr. Penale “Lejimi për të kryer veprime” (Ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 21, datë10.3.2014;ndryshuar me ligjin nr:. 35/2017, datë 30.3.2017) parashikon:
..2. Kur nevojat e sigurimit rëndohen apo kur nga hetimet rezultojnë fakte ose rrethana tëreja, prokurori mund ť’i kërkojë Kuvendit autorizim, sipas paragrafit 1, të nenit 288, të këtijKodi….
Neni 231 i K.Pr.Penale “Zëvendësimi ose bashkimi i masave të sigurimit personal” parashikon:
“1. Në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë sigurimi, gjykata mund të vendosëzëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes. Për shkeljen e detyrimeve që lidhen me një masëndaluese, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë shtrënguese.”
Neni 260 i K.Pr.Penale “Revokimi, zëvendësimi dhe bashkimi i masave të sigurimit”parashikon:
…3. Kur nevojat e sigurimit rëndohen apo personi shkel detyrimet që lidhen me masën esigurimit, gjykata, me kërkesë të prokurorit, mund të vendosë zëvendësimin e sajme një masëmë të rëndë ose caktimin e një mase sigurimi shtrënguese ose ndaluese shtesë. Për shkeljene detyrimeve që lidhen me një masë ndaluese, gjykata mund të vendosë caktimin e një mase ndaluese shtesë ose zëvendësimin e sajme një masë shtrënguese.
4. Kërkesa e prokurorit ose e të pandehurit për revokimin, zëvendësimin ose bashkimin emasave të sigurimit shqyrtohet nga gjykata ku ndodhen aktet, brenda pesë ditëve ngadepozitimi i saj. Kur është rasti, gjykata vendos edhe kryesisht revokimin ose zëvendësimin emasës së sigurimit gjatë marrjes në pyetje të personit të arrestuar, sipas nenit 248, të këtij Kodi,në rastet e parashikuara nga paragrafi 6, i nenit 246, të tij, gjatë procedimit për sigurimin eprovës, gjatë seancës paraprake ose gjatë gjykimit.
Ndodhur në këto kushte, vlerësojmë se, nga hetimet e kryera deri më tani, ekziston dyshimi iarsyeshëm, i bazuar në prova se nga ana e personit nën hetim Sali Berisha, është konsumuarvepra penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurvevendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i K.Penal.
Vlerësojmë gjithashtu se, ekzistojnë kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit dheekzistenca e këtyre kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenet 228, 229të K.Pr.Penale,janëvlerësuar dhe konfirmuar tashmë nga gjykatat e posaçme.
Gjithashtu vlerësojmë se ndodhemi edhe në përmbushje të kërkesave të parashikuara nga nenet231 dhe 260 të K.Pr.Penale. Personi nën hetim Sali Berisha, në mënyrë të përsëritur nuk kazbatuar detyrimet që i ngarkohen nga ligji procedurial penal, në zbatim të vendimeve gjyqësore,për caktimin e masave shtrënguese personale ndaj tij, duke mos u paraqitur para oficerit tëpolicisë gjyqësore/hetuesit.
Mbështetur në sa parashtruar dhe shpjeguar më lart, bazuar në nenin 73 të Kushtetutës sëRepublikës së Shqipërisë, nenet 231,260,288,289 të K.Pr.Penale,si dhe nenet 13,118 tëRregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,
KERKOJMË:
Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë tëdeputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës të masës së sigurimit nga ajo e“Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit në burg/arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale.