DURRES- Detaje të reja dalin në dritë nga plagosja e 52-vjeçarit sot në Durrës. Mediat kanë zbuluar motivin se si kishte nisur sherri mes shtetasit me inicialet S.Dh., që mbeti i plagosur, dhe autorit të dyshuar, shtetasit me inicialet B.Xh., 36 vjeç.
Ky i fundit ka akuzuar viktimën se i ngacmonte gruan. “Më ngacmonte gruan”, mësohet të jetë shprehur në polici 36-vjeçari, i cili ka pranuar edhe krimin para oficerëve, shkruan BW
Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50, në lagjen Nr.18, në afërsi të stadiumit “Niko Dovana”. Pas konfliktit verbal që pati mes dy burrave, 52-vjeçari është goditur me thikë, ndërsa është gjetur nga kalimtarët e rastit i mbuluar nga gjaku. Ndërkohë, pak pas krimit autori i dyshuar është arrestuar.
a.ç










