• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E pësojnë dy ‘skifterët’ shqiptarë, bënin ‘namin’ në ishullin e të pasurve në vendin fqinj

by
08/09/2022 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy hajdutë shqiptarë, të cilëve iu ndalua hyrja dhe qëndrimi në Greqi, por edhe në të gjithë zonën Shengen, u arrestuan nga një ekip special i Nëndrejtorisë së Policisë së Mikonos, pasi “goditën” dhjetëra vila dhe hotele në ishull, duke marrë qindra mijëra euro, shkruan abcneës.al.

Para të gatshme, bizhuteri, ora shumë të shtrenjta, vjedhje nga shtëpitë e famshme të modës janë disa nga plaçkat e përmendura në dosjen hetimore të siguruar nga porothema.gr. Sipas medies greke, vlera e tyre arrinte në gjysmë milioni euro.

Sipas dosjes,  “grupi kriminal, nga fillimi i qershorit 2022, ka kryer vepra penale dhe në veçanti, vjedhje të dalluara në banesa dhe akomodime turistike në Mykonos, vlera totale e sendeve të vjedhura e kalon shumën monetare prej 120.000€”. Autorë të grabitjeve janë dy shqiptarë të moshës 32 dhe 43 vjeç.

Nga hetimi paraprak nga Nëndrejtoria e Policisë në Mikonos, në bashkëpunim me Policinë e Sigurisë, në bazë dhe të pamjeve filmike, konstatohet se shqiptarët kanë përdorur metodën e thyerjes së dritares duke përdorur një mjet të mprehtë (kaçavidë) për të hyrë në shtëpitë që kanë grabitur.

Të pandehurit, siç u përmend, kanë kryer nga data 11 qershor deri më 23 korrik, 12 grabitje. Më 18 qershor, nga ora 19:00 deri në orën 23:00, kanë hyrë në një akomodim turistik dhe kanë marrë shumën prej 2000 euro. Gjithashtu shqiptarët kishin arritur të merrnin një orë të markës Patek Philippe Aquanaut me vlerë 40.000 euro.

Më 9 korrik, nga ora 18:20 deri në 22:20 kanë hyrë në një hotel dhe kanë marrë 11 pasaporta të banorëve dhe një shumë  prej 18.200 €.

Ata gjithashtu kanë arritur të marrin 5500 dollarë, sende me vlerë dhe flori me vlerë totale 9000 euro.

Siç thuhet në shkresat e policisë, “Vlera totale e parave të vjedhura, bizhuterive dhe sendeve të arit kap shumën prej 410.000 euro”.

Për sa i përket profilit të dy shqiptarëve, “dy të pandehurit figurojnë në listën e të huajve të padëshiruar të cilëve i është ndaluar hyrja dhe qëndrimi në territorin Shengen”.

Në fakt, sipas hetimeve të policëve të Nëndrejtorit të Policisë Mikonos një prej shqiptarëve udhëtonte me 3 letërnjoftime, ndërsa i dyti me dy.

/e.d

Next Post
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

Betimi i "parevokueshëm" i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

February 11, 2026
Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

February 11, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Imuniteti funksional, imuniteti fizik dhe zhurma mediatike

February 11, 2026
FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

February 11, 2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

February 11, 2026
Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

February 11, 2026
Rama për Ditën e Grave dhe Vajzave në Shkencë: Nxënëset e “Dhaskal Todri”, model frymëzimi për të ardhmen

Rama për Ditën e Grave dhe Vajzave në Shkencë: Nxënëset e “Dhaskal Todri”, model frymëzimi për të ardhmen

February 11, 2026
Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

February 11, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

February 11, 2026
Një ditar tmerresh në një USB, i moshuari akuzohet për abuzim me 89 të mitur

Një ditar tmerresh në një USB, i moshuari akuzohet për abuzim me 89 të mitur

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In