Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Torovicë, në Lezhë.
Policia bën me dije si viktima, i identifikuar si N.S., është përplasur nga një automjet teksa ka qenë duke ecur në këmbë.
“Në rrugën rurale të fshatit Torovicë, Lezhë, mjeti tip “Benz ” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.S., ku për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit./m.j