Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka përdjekur dhe shantazhuar në rrjetet sociale një vajzë 16-vjeçare.
Sipas policisë, i riu me iniciale A.K, banues në Kukës, e ka fyer dhe shantazhuar të renë në rrugë dhe në rrjetet sociale.
Ndaj tij tashmë rëndon akuza për veprën penale “Përndjekja”.
E mitura e ka denoncuar rastin në faqen zyrtare të DVP Kukës, dhe policia pas hetimeve të kryera arrestoi 22-vjeçarin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari