• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E përfshirë edhe motra e tij/ Shpërndante lëndë narkotike në Tiranë, 30-vjeçari kapet me 2.5 kg kanabis

by Java News
14/12/2022 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Tiranë i cili është kapur më një sasi lënde ndarkotike, kanabis.

Në gjendje të lirë është proceduar edhe motra e tij e cila ka tentuar të fsheh lëndën narkotike që 30-vjeçari mbante në banesë.

Mga operacioni policor është sekuestruar rreth 2.5 kilogramë kanabis, 3 peshore elktronike dhe 3 aparate celularë.

Arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar që shpërndante kanabis në doza, në zonën e Don Boskos dhe në afërsi të shkollave.

Procedohet në gjendje të lirë motra e tij, pasi tentoi të fshihte lëndën narkotike që 30-vjeçari e mbante në banesë.

Sekuestrohen rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza me rreth 250 qese farmaceutike, 3 peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Location”.

Gjatë operacionit, në zonën e Don Boskos, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin A. K. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ambientit përreth u gjetën disa qese faramaceutike me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të banesës së shtetasit A. K., ku kanë gjetur sasi të ndryshme lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, rreth 250 doza të kësaj lënde narkotike të paketuara me qese farmaceutike, peshore elektronike dhe qese të tjera farmaceutike që do të përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qeset farmaceutike, 3 peshore elektrike dhe 3 aparate celulare.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në Tranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. K., 32 vjeçe (motra e të arrestuarit), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës“, pasi ka tentuar të fshehë lëndën narkotike që mbante vëllai i saj, në banesë.

/s.f

Next Post
Viktimat e Republikës së Tretë

Syzet në Rogner, sytë në Mitrovicë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

April 8, 2026
Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

April 8, 2026
Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

April 8, 2026
Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

April 8, 2026
Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

April 8, 2026
Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In