Ekspertët e shëndetësisë deklarojnë se ngrënia e ushqimit para televizorit ose në kohën që mban telefonin celular në dorë nuk ndikon pozitivisht në peshë.
Pra personat që e bëjnë këtë gjë kanë tendencë të shëndoshen më shumë.
Ekspertët thonë se kur sheh televizor, apo kur lundron në internet nëpërmjet celularit humb përqendrimin nga e ngrëna dhe truri jonë nuk e regjistron këtë fakt.
Kjo bën që pas drekës apo darkës të hamë sërish diçka të lehtë. Ngrënia jashtë vakteve shkakton mbipeshë.
Për eksperiment u morën 39 persona me shëndet normal dhe rezultati ishte bindës. Përdorimi i mjeteve teknologjike që na kërkojnë përqendrim gjatë ngrënies ka një efekt negativ në oreksin tonë.bw/a.k