• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rrëfimi i trishtë i jetimes shqiptare: Ika nga jetimorja në konvikt, atje vajzat e mëdha ishin bërë tutore

by Java News
07/06/2020 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rasti i përdhunimit të 15-vjeçares në qytetin e Tiranës tronditi opinionin e gjerë publik duke sjellë një reagim të shpejtë nga shoqëria dhe instancat përkatëse.

Përpara disa ditësh vetë moderatorja e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregoi se në emision do të trajtohej një rast tjetër përdhunimi shumë vite më parë në qytetin e Shkodrës.

Në studion e programit mbrëmjen e sotme kishte ardhur Adriana, vajza 27-vjeçare e cila rrëfeu historinë tronditëse të jetës së saj.

Adriana tregoi se ishte rritur në shtëpinë e jetimores në Shkodër dhe se në moshën 12-vjeçare, roja i jetimores kishte abuzuar seksualisht me të për një kohë të gjatë. Ajo rrëfeu se roja e kërcënonte me jetë nëse do t’i tregonte dikujt për veprimet e tij, por Adriana zbuloi se të gjitha vajzat e në kësaj jetimore abuzoheshin seksualisht. Sipas rrëfimit të Adrianës, në jetimore nuk ishte vetëm roja që ushtronte dhunë seksuale e fizike, por edhe mësuesit e kujdestarët.

Përgjatë gjithë fëmijërisë së saj, Adriana ishte abuzuar seksualisht derisa kishte mbushur moshën 18-vjeçare dhe ishte detyruar që të largohej e të shkonte në konviktin e vajzave “Safet Spahiu” në Shkodër. Në këtë konvikt vajzat më të mëdha në moshë se Adriana ishin shndërruar në tutore duke i detyruar të tjerat që të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. “Ato fusnin njerëz në konvikt dhe nëse nuk bëja shumën ditore të caktuar më rrihnin, më linin të flija nëpër korridore!”.- ishte rrëfimi shokues i Adrianës.

Gjatë rrëfimit të Adrianës u zbulua se ajo nuk kishte duruar më gjendjen në të cilën ndodhej dhe kishte shkuar të denonconte në vitin 2015 përdhunimin që i ishte bërë, por fatkeqësisht polici që e kishte pritur kishte abuzuar seksualisht me të. Menjëherë pas këtij episodi stafi i programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte dorëzuar në Prokurori dosjen e Adrianës sëbashku me rrëfimin e saj, për të kërkuar drejtësi për ngjarjen e ndodhur.

Pas denoncimit të bërë nga programi, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit, arrestoi ditën e premte shefin e Stacionit Policor Fushë- Arrëz, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Adriana kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të bërë të mundur që zëri i saj të dëgjohej, por edhe për të falenderuar psikologen, Enidën për mbështetjen dhe kurajon që i kishte dhënë gjatë gjithë kësaj kohe për të përballuar të gjitha vështirësitë.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me Fondacionin “Golden Eagle” i lidhën një pension me një afat të gjatë për të ndihmuar Adrianën të përballojë jetesën.

 

 

Next Post
FOTOT/Matje temperature dhe maska përpara ndëshkimit me kamzhik në Indonezi

FOTOT/Matje temperature dhe maska përpara ndëshkimit me kamzhik në Indonezi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

February 23, 2026
Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

February 23, 2026
Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

February 23, 2026
Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

February 23, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

February 23, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 23, 2026
Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

February 23, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

February 23, 2026
Kievi: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Ukrainë mund të mbahet këtë javë

Kievi: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Ukrainë mund të mbahet këtë javë

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In