• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E pazakontë / Shqiptari prangoset ditën që do martohej

by A R
05/02/2017 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia mësyu në një dasmë dhe pak para vendosjes së unazës së çiftit arrestoi dhëndrin, një shqiptar 34 vjeçar.

Ngjarja e pazakontë është regjistruar në bashkinë Ringe të Danimarkës, ku 34 vjeçari po vinte kurorën e martës me një 18 vjeçare dhe disa minuta përpara se të shkëmbenin unazat, policia ka prangosur burrin.

“Nuk kishin mbetur as dy minuta për t’u martuar, kur ceremonia u ndërpre”, tha dhëndri në seancën paraprake në Gjykatën e Svendborg të premten në mëngjes.

Mediat vendase raportojnë se komuna Faaborg-Midtfyn kishte zbuluar se dhëndri me origjinë shqiptare ishte pranuar në mënyrë të ligjshme në Danimarkë, por më vonë u zbulua se më 30 gusht të vitit 2012, autoritetet greke e kanë regjistruar 34 vjeçarin në “listën e zezë” të Shengenit për pesë vite, i vlefshëm deri në gusht të vitit 2018.

Por, kjo masë iu shty deri në shkurt të vitit 2022, kur gjykata daneze vendosi për dëbimin e menjëhershëm të tij nga Danimarka dhe të gjitha vendet e zonës Shengen, raporton “Ora”.

Shqiptari kishte pasur probleme me leje qëndrimin edhe në Gjermani ku autoritetet vendase i kishin kërkuar largimin e tij.

Shqiptari ndodhet në qendrën e emigracionit në Nordsjælland dhe brenda 4 javëve do të dëbohet sipas vendimit të gjykatës. Nusja e tij, një rumune, është kthyer në Frankfurt. /b.d

Next Post
Edhe qyteti i lindjes së Dritëroit hap dyert për homazhe (GALERI)

Edhe qyteti i lindjes së Dritëroit hap dyert për homazhe (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In