Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një person është shtrirë në mes të rrugës dhe nuk është ngritur prej andej, deri sa ka mbërritur policia.
Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi të çuditshëm, por burri i ka dalë përpara një kamioni, duke ngrirë kështu për disa minuta trafikun në zonën e Doganës në kryeqytet.
Siç mund ta shikoni edhe nga pamjet, një polic ndodhet në vendngjarje dhe në fund vjen edhe një makinë e forcave blu, e cila shoqëron personin për në komisariat./JOQ/b.d