Një rast i pazakontë në Sarandë. Tre të mitur kanë gjetur sot, 18 dhjetor, një armë zjarri brenda një çante dore në vendin vendin e quajtur “15-katëshi”, në rrugën “Onhezmi”, të qytetit bregdetar.
Mësohet se policia e ka gjetur edhe personin që e posedonte armën, e cila i është bllokuar tanimë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për ndonjë incident.











