Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali.
Një burrë, i cili ndodhej së sallën e lindjes së bashku me gruan e tij pa nga telefoni ku kishte të instaluara kamerat e sigurisë se dy persona po përpiqeshin të hynin në shtëpi.
Ai lajmëroi policinë e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, në lagjen Staglieno në Genova.
Agjentët u kontaktuan nga babai i ardhshëm i cili pa dy burrat e maskuar nga kamerat vëzhgimit, teksa përpiqeshin të hapnin derën dhe të hynin brenda.
Kur dy shqiptarët panë policët tentuan të arratiseshin në pyll. Por arratia nuk zgjati shumë pasi agjentët i arritën dhe i arrestuan./m.j