Lyen me benzinë 77-vjeçarin dhe tenton t’i vërë flakën, por ndalohet në kohë nga forcat e rendit.
Ngjarja sa e rëndë edhe aq e pazakontë ka ndodhur sot në Tiranë ku 57-vjeçarja Afërdita Kanto, pasi debatoi me të moshuarin, nxori një shishe me benzinë që mbante me vete dhe filloi t’ia hedhë lëndën djegëse në trup shtetasit me inicialet M.H.
Pikërish në këtë moment kanë ndërhyre efektivët e një patrulle të Komisariatit nr. 6 të cilët arrestuan në flagrancë gruan.
Sipas të dhënave, konflikti midis dy personave ka lindur disa kohë më parë për çështje pronësie.