Dy restorante në Split të Kroacisë, po ofrojnë sushi të cilin e shërbejnë mbi trupin e femrave lakuriq.
Bëhet fjalë për Olive Tree dhe Roof 66/Fetish, Food & Meu.
Në meny, kjo ofertë quhet “një performancë artistike e dekorimit dhe servirjes së sushit nga trupi”.
Ofrohet dy herë në ditë për një orë e gjysmë dhe kushton nga 3600 kuna (479 euro) deri në 7500 kuna (998 euro) në varës të numrit të të ftuarve për të cilët kryhet performanca.
Që të dy janë në pronësi të së njëjtës kompani dhe gjenden në zemër të qytetit të Splitit.
Servirja e sushit në trupin lakuriq të një femre aplikohet prej kohësh në Japoni dhe njihet si Nyotaimori.