Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se babëzia me justifikim luftën është e papranueshme dhe se rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!
Në një postim në “Facebook”, Meta sjell shifrat e çmimit të naftës në disa vende europiane, ku shihet qartë që është më lirë se në Shqipëri.
POSTIMI I PLOTË
🛢️📈🇦🇱 Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.
Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se:
📌 Në Slloveni 1.75 USD/litër
📌 Në Kroaci 1.65 USD/litër
📌 Në Rumani 1.6 USD/litër
📌 Në Serbi 1.57 USD/litër
📌 Në Bullgari 1.55 USD/litër
Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!
Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!