Kur një qen i humbur i cili sot quhet Rubio, nguli shikimin e tij drejt një vajze gjermane e cila punonte si stjuardesë, vendosi që të bënte gjithçka në mënyrë që të kishte një person të ri që do të kujdesej për të.
Olivia Sievers kishte treguar mirësi ndaj qenit të lënë pas dore, kur ajo u takua për herë të parë me të në aeroportin e Buenos Aires-it në Argjentinë.
E dashur ndaj kafshëve, ajo e kishte ushqyer Rubion dhe që nga ai moment qeni “kishte nisur fushatën” që të bëhej pjesë e familjes.Rubio priti jashtë hotelit ku akomodohej Olivia çdo natë, për gjashtë muaj me radhë.
Sa herë që ajo kthehej në Buenos Aires, qeni ishte gjithmonë përballë hotelit.“Rashë në dashuri me qenin për shkak të këmbënguljes së tij për të qënë pranë meje, ndaj vendosa ta marr me vete në Gjermani”, ka thënë vajza e cila adoptoi Rubion.