Australia njihet si vend që ka shumë gjarpërinj, por që të gjendej edhe në një pikë karburanti, askush nuk e kishte menduar.
Një burrë ndaloi për të mbushur makinën e tij me karburant në Sidnej, por mbeti i shokuar nga ajo çfarë pa.
Pas pompës kishte nxjerrë kokën një gjarpër, rreth 3 metra i gjatë.









