Fëmijët në lagjet e varfra të Bangkokut, kryeqyteti i Tajlandës, luajnë futboll në sheshet e pallateve njësoj si moshatarët e tyre kudo në botë. Në fakt, jo tamam njësoj… Për shkak se nuk ka shumë hapësirë midis pallatave, fushat janë ndërtuar falë disa “gjetjeve” interesante, në formë L-je ose U-je. Përkrahësit e projektit thonë se fëmijët duan vetëm të luajnë e të shfaqin talentin e tyre, pak rëndësi ka forma. Në fund të fundit, mjafton që të jetë futboll.













