• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E pabesueshme! Në ushtrinë greke ka 12 mijë shqiptarë

by A R
26/01/2017 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një lidhje telefonike me Blendi Fevziun, në emisionin “Opinion”, gazetari shqiptar në Athinë, Robert Goro, tha se përllogaritet që të jenë të paktën 12 mijë fëmijë emigrantësh shqiptarë që kryejnë shërbimin ushtarak grek, që është 9 muaj.

Duke folur për deklaratat e Ministri të Mbrotjes grek, Panos Kamenos, i cili kërkoi dënimin maksimal për shtatë rekrutët me origjinë shqiptare, të cilët u fotografuan duke bërë me duar simbolin e shqiponjës, Goro u shpreh ato nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje të tij për të fituar elektorat, duke shfrytëzuar retorika nacionaliste.

“Dashje pa dashje ata janë bërë pjesë e një teorie konspirative, që Ministri aktual i Mbrojtjes i ka jashtëzakonisht për shtat, duke parë edhe kuotat në rënie të partisë së tij politike, që në çdo moment, të vejë në dukje vokacionin patriotik që shkon gati gati në nacoinalizëm. Kjo është edhe aryesja përse e ka rrokur këtë ngjarje, në kohën që partia kryesore e qeverisëse, Syriza ka mbajtur një qëndrim totalisht të kundërt.”

I pyetur nga Fevziu për kërkesën e Nënkryetarit të partisë Demokracia e Re, për një seancë parlamentare – interpelancë me Ministrin e Mbrojtjes dhe krerët e tjerë të sigurisë së vendit, Goro tha se një kërkesë e tillë është e vërtetë, por nuk bëhet fjalë për një seancë të jashtëzakonshme, por për një interprelancë.

“Bëhet fjalë për një interpelancë, jo për një seancë të jashtzakonshme më duhet ta sqaroj këtë dhe si të gjitha interpelancat do të mbahet atëherë kur do të planifikohet në programin e parlamentit.”

Goro tha se kjo fotografi në vetvete nuk përfaqëson asgjë tendencioze, por janë segmente të caktuara në Greqi të cilët kërkojnë që “t’i hedhin benzinë zjarrit”.

“Duhet thënë që kjo ngjarje ka shërbyer për të ringjallur edhe njëherë nacionalizmin. Që në momentin e parë ajo pjesë që përpiqet t’i hedhë benzinë zjarrit menjëherë tentoi për ta parë si një mënyrë për të nxitur nacionalizmin, ndërkohë që gjithë pjesa tjetër kanë pasqyruar opinione shumë më të hapura, këta i përkasin atyre që e kanë marrë me sportivitet. Fatkeqësisht opinion është i ndarë mëdysh”.

Goro, tha gjithashtu se si gazetar nuk e dinte sesi mund të argumentohej bërja e një shenje që përbën vepër penale dhe rrezik integriteti, megjithatë këtë e ka në dorë drejtësisa.

Fotografia e 7 ushtarëve me origjinë shqiptare e shkrepur brenda repartit ushtarak në Mesologji të Greqisë, shkaktoi një furtunë të vërtetë përgjatë javës që lamë pas, duke tensionuar sërish marëdhëniet mes dy vendeve. /tvklan.al/

Next Post
Dosja shpërthyese ruse: Trump përdori prostituta për “shfaqje urinimi” në shtratin ku fjeti Obama

Trump rrezikohet shumë nga hakerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

March 9, 2026
Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

March 9, 2026
“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

March 9, 2026
Krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore/ Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshjen

Krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore/ Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshjen

March 9, 2026
Vendet e G7 nuk lirojnë rezervat strategjike të naftës, Putin: Jam gati të furnizoj me gaz Evropën

Vendet e G7 nuk lirojnë rezervat strategjike të naftës, Putin: Jam gati të furnizoj me gaz Evropën

March 9, 2026
Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In