E pabesueshme në San Siro për Kupën e Italisë. Inter mund 3-0 Juventusin dhe çon në shtesë një gjysmëfinale që dukej e mbyllur pas fitores së bardhezinjve në takimin e parë.
Ndoshta i sigurt për kualifikimin, Massimiliano Allegri ka lënë pushim shumë lojtarë: Buffon, Barzagli, Evra (për motive familiare), Khedira, Marchisio, Pogba, Dybala e Mandzukic.
Inter shënoi golin e parë me Brozoviç, mes protestave të juventinëve për një faull gjatë aksionit. Perisiç dyfishoi dhe ringjalli shpresat sapo nisi pjesa e dytë, ndërsa përsëri Brozoviç shënoi dhe vuri në ekuilibër gjithçka tetë minuta nga fundi, me penallti.
Për Juventusin ndëshkohet me karton të verdhë Bonucci dhe nuk do të luajë në rast kualifikimi në finalen përballë Milanit.