Jo një, jo dy, jo tre, por plot gjashtë delegatë në garën mes Hillari Klinton dhe Berni Sanders u zgjodhën me…hedhje monedhe. Më e ngushta garë në historinë e zgjedhjeve primare ne Iowa, u nda me një hedhje gjashtëfishe shorti, ku si për çudi, në të gjitha rastet fituesi kishte vetëm një emër: Hillari Klinton. Në një moment të duket sikur monedhat u hodhën në KQZ tonë në Pallatin e Kongreseve, e jo dhjetë mijë kilometra larg, në Iowa.