Dashuria nuk njeh moshë, thotë një shprehje. Në disa raste kjo shprehje merr kuptim edhe në realitetin e përditshëm.
Një 21-vjeçar, i cili gjeti dashurinë te një grua 53 vite më të madh se veten, ka treguar së fundmi se gruaja e tij ka patur probleme me zemrën.
Almeda dhe Gary Hardwick u martuan në vitin 2015, në Tennessee të Shteteve të Bashkuara, 2 javë pasi u takuan në funeralin e djalit të saj, Robert.
Në atë kohë Gary ishte 17 vjeç dhe sapo ishte ndarë nga një 77-vjeçare, ndërsa Almeda ishte 71. Tani çifti janë 21 dhe 74 vjeç.