Këto ditë festash nuk është habi që personazhe të njohur shqiptarë të urojnë nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale, Festën e Pavarësisë.
Por ajo që ka çuditur jo pak, ka qenë urimi i një aktori të famshëm amerikan, Josh Duhamel, i njohur për pjesëmarrjen e tij në sagën e njohur “Transformers”.
Aktori, që është njëkohësisht dhe bashkëshortit i yllit muzikës Fergie, ka uruar në gjuhën shqipe, të gjithë shqiptarët duke shtuar se keni një flamur fantastik.
Duhamel, ndoshta është frymëzuar nga postimi i flamurit tonë kombëtar ditën e djeshme nga Google, të cilit i ka kërkuar dhe ndihmë për të përkthyer urimin e tij në gjuhën shqipe./tvklan.al










