• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E moshuara që u grabit në Lushnje: Autorëve u dhashë ujë, por më tërhoqën zvarrë…

by A R
29/01/2021 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lume Zela, është 64-vjeçarja, e cila ra pre e grabitjes nga të dy të rinj, një djalë 18-vjeç dhe një vajzë 16-vjeçe, në lagjen “18 Tetori”, në Lushnjë ditën e djeshme.

E moshuara ka treguar dinamikën e ngjarjes, duke treguar se vajza ishte shtirur si e sëmurë dhe se i kishte kërkuar një gotë ujë në banesën e saj.

Gruaja e dhunuar rrëfen se e mitura i hodhi spraj lotsjellës në fytyrë sapo ajo i ofroi gotën e ujit dhe më pas e tërhoqi zvarrë, duke e mbyllur në dhomë.

Ajo tregon se jeton e vetme me mbesën dhe se nuk e di akoma nëse vajza ka vjedhur ndonjë gjë në shtëpi.

“Ka qenë ora rreth 10 pa 20, më kërkoi ujë. Më tha ‘aman se jam lodhur, jam sëmurë’ mundësisht një gotë ujë, posi i thashë unë, se në fund të fundit jemi njerëz,  gocë e re, nuk e pandeha se kishte ndonjë qëllim të keq. Mora gotën e ujit, pastaj u shtir sikur ishte sëmurë, më kapi kriza, se kam vrimë në zemër tha, se ashtu kam lindur, – tregon Lume Zela për ‘Report tv’. – Ulu këtu, na pije ujin, sa ma dha gotën, më hodhi sprajin në fytyrë dhe sot jam e enjtur në sy, sa s’ka ku të vejë më”.

E moshuara thotë se është dhunuar dhe përveç se janë përleshur fizikisht, ajo shton se hajdutja e ka kërcënuar me jetë.

“Pastaj më kapi duart dhe më tërhoqi zvarrë dhe më çoi te dhoma dhe më kyçi. Pastaj dëgjoja hapat që po kontrollonte, po ça kërkon moj bijë e nënës, ça të kam bërë, nuk e di se ça halli ke, i thashë. Mbylle gojën se do të të vras, do të ther: më kap ajo mua, kap unë atë për lesh koke, dhimbjet e syve sa s’ka më, sikur po më plasnin, pastaj më kyçi derën dhe iku. Me telefon dilte deri këtu, i thashë pse del jashtë dhe llafos. Njëherë, dy herë, si duket ka thirrur ndonjë dhe iku me nxitim. Po shohim se ça na kanë vjedhur, se kam pasur disa gjëra floriri, ishte vetëm gjatë gjithë kohës”.

Lumja tregon se pasi vajza është arrestuar nga policia, e ka njohur menjëherë gjatë ballafaqimit.

“E dallova, ma treguan policët dhe e njoha, ishte dorë e zezë, nuk e njihja më parë, por fytyrën e dallova. Kam thyer xhamin e dritares që dola matanë, se më kyçi, mua më ra të fikët, u përmend dhe dola nga dritarja, mora në telefon dhe erdhi policia”, rrëfen 64-vjeçarja.

/a.r

Next Post
Ilir Meta, në kërkim të votave: Rinovoni kartat e identitetit, edhe 86 ditë na ndajnë nga dita e shumëpritur

Ilir Meta, në kërkim të votave: Rinovoni kartat e identitetit, edhe 86 ditë na ndajnë nga dita e shumëpritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

March 10, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In