Policia greke ka arrestuar 35-vjeçarin bullgar që përdhunoi një grua shqiptare tre ditë më parë në Athinë, e cila punonte si pastruese në Petralona. Sipas mediave greke, ai është vënë në pranga në orët e vona të mbrëmjes së sotme.
Ai u arrestua në Neo Filadelfia të Athinës, nga Policia e Nën-Drejtorisë së Sigurisë së Athinës në bashkëpunim me OPKE, në detajet e të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 qershor. 50-vjeçarja shqiptare kishte shkuar si çdo javë të fshinte shkallët dhe ashensorin e një ndërtese kur papritur 35-vjeçari që banonte në papafingo e ka tërhequr me zor dhe e ka futur në banesës e tij.
Aty ai ka filluar dhunën dhe abuzimin seksual me të për disa orë, derisa 50-vjeçarja gjeti një moment dhe doli në ballkon për të kërkuar ndihmë. Ajo u shpëtua nga fqinjët të cilët lajmëruan policinë por 35-vjeçari ishte arratisur.
g.kosovari