Gazetari Ferdinand Dervishi tregoi në emisionin Review në Euronews Albania se si u largua kryeministri Fatos Nano në 98 kur Kryeministria u sulmua me tanke.
Duke e krahasuar me ngjarjen e 21 janarit, kur thuhej se garda po mbronte kryeministrin që ishte në zyrë, Dervishi tregoi se si garda e kishte marrë Nanon zvarrë dhe e kishin futur në makinë për ta larguar nga rrëmuja.
“Në 14 shtator ‘98 u sulmua kryeministria, Nano ishte aty, me tanke antitanke dhe kallash. Nanon e morën badigardët zvarrë, e futën në makinë dhe e larguan nga kryeministria.
E mori dot Berisha pushtetin? Që atë ditë Berishës iu dha një leksion që pushteti nuk merret me dhunë, merret me vota”, tha Dervishi.
/a.r