• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E morën me makinë private dhe…”, çfarë thuhet në ankimimin e Arben Ahmetajt për kontrollin e banesës

by A R
17/03/2023 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha, i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit me kërkesë për të shpallur si antikushtetues vendimin për kontrollin e ushtruar në banesën ku ata jetojnë. I jashtëligjshëm, sipas avokatëve të Ahmetajt, është edhe procedura e kontrollit të banesës dhe ajo e kontrollit personal ndaj Erjola Hoxhës. Argumenti kryesor i antikushtetueshmërisë, sipas avokatëve është nevoja për një autorizim nga Kuvendi, pasi Ahmetaj është deputet. Avokatët argumentojnë se edhe pse Ahmetaj dhe Erjola Hoxha nuk janë të martuar, ata kanë një bashkëjetesë të gjatë dhe janë prindër të një fëmije, duke i bërë ata një familje, ndaj për kryerjen e kontrollit duhet autorizim nga legjislativi. Detajet rreth këtij ankimi i përcolli këtë të enjte në studion e “Opinion”, gazetari Eni Ferhati.

Blendi Fevziu: Çfarë ka ndodhur? BKH ka kontrolluar shtëpitë ku mendohet që janë rezidenca të deputetit Ahmetaj. Ahmetaj ankohet që duhet të kishte një leje nga parlamenti për këtë.

Eni Ferhati: Po dhe bazohet në nenin 73 të Kushtetutës sipas të cilit, arrestimi apo çdo masë tjetër ndaj një deputeti, qoftë edhe kontrolli personal apo i banesës së tij duhet të marrë autorizim nga Kuvendi. Avokatit e Ahmetajt pretendojnë që në radhë të parë kemi të bëjmë me një vendim antikushtetues, por edhe të paligjshëm, sepse agjentët e BKH kanë shkuar dhe e kanë pritur bashkëjetuesen e zotit Ahmetaj poshtë zyrave të një kompanie private ku ajo punon. I kanë sekuestruar edhe aparatin e saj celular. Duke i ushtruar dhe trysni që në moment ajo t’i tregojë dhe fjalëkalimin, por dhe Pin-in e kartës SIM, dhe në mënyrë faktike tashmë SPAK ka dhe komunikimet private me bashkëjetuesen e tij.

Blendi Fevziu: Ka sekuestruar celularin?

Eni Ferhati: Celularin e saj personal. Ndonëse nuk specifikohej në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të dhënë më 8 Mars. Nga ana tjetër edhe Ahmetaj ka qenë i pranishëm vetë në pjesën e dytë të kontrollit që i është ushtruar vilës së tij në Gjirin e Lalzit. Sepse është telefonuar nga bashkëjetuesja e tij, duke e vënë në dijeni që janë agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Blendi Fevziu: Jo shtëpinë ku ata banojnë në Tiranë?

Eni Ferhati: Jo shtëpinë në Tiranë. Ka qenë dhe një banesë tjetër e personave të ngushtë, ndoshta e ish-bashkëshortes së Ahmetajt që është kontrolluar. Por sipas ankimit të tyre, ky vendim është antikushtetues, i paligjshëm. Dhe agjentët e BKH, për më tepër, avokatët e Ahmetajt pretendojnë që e kanë marrë me automjetin e tyre privat nga Tirana deri në Gjirin e Lalzit duke e detyruar në njëlloj mënyrë, ndonëse Kodi i Procedurës Penale, apo aktet në fuqi parashikojnë që mund t’i lihet kohë dy orë. Ajo mund të merrte me vete një mbrojtës ligjor gjatë kontrollit të banesës. Nga ana tjetër sipas ankimit, agjentët e BKH kanë bërë pyetje sugjestionuese, apo provokuese.

Blendi Fevziu: Çfarë domethënë provokuese?

Eni Ferhati: Lidhur për shembull për disa sende të dukshme me vlerë, që janë gjetur në atë banesë, duke e pyetur bashkëjetuesen e Ahmetaj, zonjën Erjola Hoxha, se sa kushton kjo, ku e keni gjetur, e kështu me radhë. Do të jetë Gjykata e Apelit që do ta vlerësojë nëse ky kontroll ka qenë konform ligjit apo jo.

Blendi Fevziu: Nëse e vlerëson që ka qenë në shkelje të ligjit?

Eni Ferhati: Nëse e vlerëson patjetër që ky aksion i SPAK do t’i bashkëngjitet hetimit që ka ndaj zotit Ahmetaj, në rast se do të shpallet antikushtetues. Megjithatë nga pikëpamja juridike është një precedent i rrezikshëm që duhet të kemi një vendim.

/a.r

Next Post
Makina inteligjente e ‘Rrugores’ bën kërdinë, kap me shkelje në timon 5 deputetë e 30 policë

"Kartolina të bukura nga Kuvendi...", ja ndryshimet që ka pësuar Kodi Rrugor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In