• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘E mora policinë që të këshillonte burrin, jo ta arrestonte’/ Bashkëshorti: Jam dakord, e kam pijen pa zarar

by Java News
02/11/2021 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëshorti i saj është përdorues i rregullt i alkoolit. Por për të nuk ka problem. Bashkëshorti i saj ngre zërin në shtëpi. Për gruan nuk ka problem as që ai bërtet.

Bashkëshorti i saj mbase e dhunon, dhe për këtë dyshon policia, por ajo ngul këmbë që jo. Gruaja me inicialet S. G insistoi se është një nënë e lumtur, më një burrë që e kupton dhe që martesa e tyre nuk ka asnjë problem. Të gjitha këto fraza që ngjajnë si reklama “për burrin më të mirë në botë” 48 vjeçarja nuk i tha tek shoqet, as të komshiet apo të afërmet. Por pranë policisë së komisariatit numër një.

Burimet e policisë së Tiranës që treguan për Gazetasi.al historinë dhe referimin e mëpasshëm për dhunë të 50 vjecarit nga Tirana shpjegojnë në procesverbal justifikimet e gruas dhe mburrjet e saj për të dyshuarin. “Fillimisht S. telefonoi inspektorin e zonës në telefon dhe kërkoi ndihmën e policisë dhe kur inspektori telefonoi sallën duke kërkuar një patrullë policie, gjendja ka ndryshuar kur me marrjen e adresës policia trokiti në derën e çiftit në fjalë” deklaron jo zyrtarisht burimi i Gazetasi.al “E kuptoj inspektorin se përse ka kërkuar kolegët ndoshta u nxitova që e telefonova dhe ndoshta ka dëgjuar të bërtiturat e tim shoqi në telefon. Por unë e telefonova inspektorin për një këshillë si të veproja në këtë rast.

Ndoshta inspektori nuk e kuptoi këtë gjë dhe nga këshilla ka dyshuar se mos po ushtrohej dhunë dhe erdhi ta arrestojë. Por burri im nuk më dhunon”, këmbëngul në komisariat S.G që në vazhdën e këtij qëndrimi ka dhënë edhe alibinë e saj duke ju përgjigjur pyetjes së policisë se përse bërtet burri?

“Im shoq bërtiti sepse nuk dëgjon nga veshët dhe nuk e ka idenë e zërit të lartë në lagje. Por nuk po më bërtiste, as po më dhunonte. Ne kemi mirëkuptim. E vërtetë që pi alkool dhe kur pi e ngre zërin akoma më shumë, por nuk kemi probleme” shton ajo Duke insistuar se “nuk kam asnjë problem” ajo ka kërkuar që këto fjali për të shoqin të shkruhen në proçesverbale e madje ajo ka dalë një avokate e fortë për të . “Siç e shikoni nuk kam asnjë shenjë në fytyrë, vërtet burri im pi ndonjëherë, por e ka pijen pa zarar dhe telefonatën pranë policisë e kreva në sy të tij siç e thashë për tu këshilluar si veprohet kur burri vjen tapë”. Por policia shton për Gazetasi.al se pavarësisht mungesës së pretendimeve dhe refuzimit të 48 vjeçares për të marrë urdhër të menjëhershëm të mbrojtjes , shkresat për burrin “model” janë përpiluar për dyshimet e dhunës në familje. Gruaja përpiqet thanë burimet e Gazetasi.al vërë theksin tek marrja e një këshille dhe disa herë përmend se kërkonte një mendim nga policia se si veprohet në rastet kur burri pi alkool, por ajo ka një martesë relativisht të hershme që do të thotë nuk është e sapomartuar e për këtë, ajo e ka mësuar rutinën e partnerit e po ashtu edhe kjo do të thotë se nuk ka nevojë për këshilla.

Policia i tha Gazetasi.al se e sigurt është një 48 vjeçarja e martuar prej 20 vjetësh ka ngritur telefonin për të trembur të shoqin dhe për ta frenuar atë nga ndërhyrjet e policisë. ‘Po kthehet si një mënyrë shpëtimi për gratë telefonata ndaj policisë apo edhe paralajmërimi ‘do njoftoj policinë” . “Kjo gjë i frenon burrat e dhunshëm ose i bën akoma më të dhunshëm” deklaron një zyrtar Gazetasi.al , i cili trajton raste të dhunës në familje dhe është i specializuar për tipologjinë e marrëdhënieve të acaruara në çift Sakaq një oficer i gatshëm ka pyetur edhe inspektorin që u telefonua. “Dëgjova zëra të larta dhe të bërtiturat e një burri dhe nuk ishte zëri I një të piri, por i një personi që po bërtiste” thotë në referim polici. Për burrin që u referua në gjendje të lirë, ai për herë të parë mbase për të rezulton se ka shprehur vetëm një fjali. “Jam dakord me S. – deklaron Y. G” . Pikërisht S. është gruaja e tij, dhe fraza që zakonisht pohohet në gjykatë për avokatët, u tha në komisariatin numër 1 nga një burrë që mbase për herë të parë ka qenë dakord me bashkëshorten e tij, që pavarësisht përpjekjeve të saj për mos ta proceduar, emri i tij do të hetohet./m.j

Next Post
Të hënën starton doza e tretë e vaksinës anti-Covid

Nuk ishin vaksinuar kundër COVID, 9 mijë punonjës pushohen nga puna në New York

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In