Një histori e denjë për film është ajo e një vajze 16-vjeçare italiane.
E mitura njihet me një 34-vjeçar me të cilin dashurohet dhe krijon lidhje intime. Më pas, prostituon që t’i sigurojë atij para për dozat e kokainës dhe bëhet narkomane.
Por, e gjithë historia ka marrë fund pasi u zbulua nga policia. Të paktën pesë persona janë arrestuar, mes tyre edhe tre shqiptarë të cilët ishin shpërndarës droge.
Ata i jepnin kokainë të dashurit të adoleshentes, italianit me inicialet A.T. dhe në këmbim bënin seks me minorenen nga Bellaria.
Vajza shkonte edhe me klientë të tjerë për të siguruar paratë. Ajo ishte kthyer në prostitutë luksi për të moshuarit që paguanin për një natë me të deri në 1500 euro.
Të gjitha paratë, vajza, e dashuri dhe një shok i tyre i përdornin për kokainë.
Policia zbuloi historinë pasi ishte sinjalizuar nga nëna e minorenes. Ajo kishte konstatuar shoqërinë e vajzës me një person sa dyfishi i moshës së saj.
Nga verifikimet, policia zbuloi edhe grupin e shqiptarëve që shpërndanin drogë.
/b.d