• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E mitura nuk sillte shumë para nga lypja, e ëma e torturonte

by Aalison Pearse Stevens
07/07/2016 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rastet e shumta të dhunës apo të shfrytëzimit të fëmijëve në shtëpi, në shkollë apo në institucionet e përkujdesjes ditët e fundit janë kthyer në një temë të nxehtë. Por nuk janë vetëm administratorë apo punonjës të kopshteve privatë, që dhunojnë të miturit por në polici janë shtuar rastet kur prindërit dhunojnë fëmijët. Një rast i tillë është regjistruar në Tiranë, ku nëna M. Rami ka dhunuar disa muaj më parë fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e saj të mitur vetëm 5 vjeçe. Dhe të mendosh se cila është arsyeja e kësaj ngjarjeje. Gjithçka mes nënë e bijë ka ndodhur për shkak të vështirësive ekonomike që paraqitej në familjen e tyre. Gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës është mësuar se Rami e nxirrte vajzën e saj të mitur nëpër rrugët e kryeqytetit për të lypur.

Vajza e vogël e gjendur nën urdhrat e të ëmës vazhdonte dilte nëpër rrugë për të mbledhur sadopak të holla për familjen, por sërisht nuk e kënaqte mamanë e saj pasi nuk arrinte të mblidhte shuma të mëdha. E gjendur në këtë situatë, e ëma M. Rami kur vajza nuk i sillte shuma të majme në shtëpi e rrihte atë mizorisht pa iu dhembshur. Madje Rami nuk mendohej dy herë që ta rrihte të bijën edhe në rrugë, në sy të të gjithë kalimtarëve. Por, fatmirësisht veprimet e nënës dhunuese një ditë kanë rënë në sytë e policisë, të cilët ia kanë hequr vajzën nga duart për të fundit herë mamasë dhe duke i vënë më pas prangat e për ta mbyllur në qeli. Vajza është mbajtur për disa kohë nën shoqërinë e psikologes për shkak të traumave që i ishin shkaktuar nga dhuna fizike e psikologjike e përditshme nga nëna e saj, duke u transferuar më pas në shtëpi të fëmijëve në kryeqytet.

Gjykata

Pas arrestimit, çështja e dhunës ndaj të miturës ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës, aty ku nëna do të jepte llogari mbi dhunën e përdorur ndaj fëmijës së saj. M. Rami ka pranuar para gjykatës që të ketë ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj, por duke pretenduar se ata ishin një familje e varfër ndaj dhe arrinin deri në këto ekstreme. Po ashtu, në praninë e një psikologeje mësohet se në Gjykatë ka dhënë deklaratën e saj edhe vajza e dhunuar nga nëna, e cila ka deklaruar çdo rast të saj të dhunimit. Sipas gjykatës, vajza e mitur ka deklaruar se nuk është dhunuar vetëm një herë nga nëna e saj, por në çdo ditë të mundshme kudo që ajo do të gjendej, qoftë në rrugë apo në shtëpi. Pas ngjarjes së ndodhur vajza është dërguar në shtëpinë e fëmijëve, aty ku po merr përkujdesje dhe të bëjë një jetë pak më normale nga ajo që bënte rrugëve kur qëndronte me nënën e saj. Familja Rami sipas deklaratës së të pandehurës jeton në Tiranë por në kushte shumë të vështira ekonomike.

Sipas saj, vështirësia për të blerë bukën apo ndonjë ushqim tjetër e detyronte të nxirrte vajzën në rrugët e Tiranës për të lypur para dhe në momentin kur vajza nuk kishte mbledhur mjaftueshëm ajo e dhunonte pasi mendonte se si do të blinte ushqimet. Po ashtu, ajo ka deklaruar se e ka kryer këtë veprim duke mos e ditur se po kryente një vepër penale, pasi në fund të fundit ishte fëmija i saj dhe mund t’i bënte çfarë të donte. Tre ditë më parë, Gjykata e Tiranës e ka dënuar shtetasen M. Rami me dy vite burg, ndërsa fillimisht Prokuroria kishte kërkuar dënimin e saj me pesë vite burg nën akuzën e “Dhunimi i të miturve”. Rami ka shfaqur pendesë në gjykatë mbi dhunën e ushtruar ndaj vajzës së saj, por më kot pasi vajza është larguar për t’u strehuar në shtëpinë e fëmijës. Kjo e fundit mësohet se do të vuajë dënimin e saj në burgun e grave.

Xhentila Gjoshi

ma.me

Next Post

Hebrenjtë në Britani duan pasaportën gjermane!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

February 6, 2026
Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

February 6, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

February 6, 2026
Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

February 6, 2026
Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

February 6, 2026
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

February 6, 2026
Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In