• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E megjithatë Tusk pritet si hero në Poloni përpara se të dëshmojë

by Java News
20/04/2017 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk është përshëndetur nga turma mbështetësish, pasi ai mbërriti në Varshavë të mërkurën, ku pritet të japë dëshminë e tij për një hetim mbi shërbimet sekrete ushtarake, që kritikët thonë se është një përpjekje nga qeveria e djathtë e Polonisë për të diskredituar ish-kryeministrin Tusk.

Qindra mbështetës prisnin për Tuskun në platformën e stacionit kryesor të trenave në Varshavë, ku ai mbërriti nga qyteti i lindjes, Gdansk, dhe e shoqëruan atë gjatë një trajektoreje të shkurtër deri në zyrën e prokurorit.

Tusk është ish-udhëheqës i partisë më të madhe të opozitës polake, “Platforma civile”, dhe rival i hershëm i Jaroslaë Kaczynski, kryetarit të partisë në pushtet “Ligj dhe drejtësi”, që i ka vënë prokurorët nën kontroll të drejtpërdrejtë të qeverisë.

Tusk është thirrur për të dëshmuar në një hetim kundër ish-shefave të kundërzbulimit ushtarak, të dyshuar se kanë bashkëpunuar me shërbime të huaja zbulimi, pa autorizimin e duhur të kryeministrit, që në atë kohë ishte vet Tusk.

Një ish-shef i shërbimeve sekrete ushtarake tha se, Tusk ka qenë në dijeni të plotë për bashkëpunimin e shërbimeve sekrete me Rusinë dhe e kishte autorizuar atë. Seanca fillestare ishte më 15 mars, por Tusk nuk kishte mundur të ishte i pranishëm, për shkak të angazhimeve të përcaktuara më herët në Parlamentin Europian.

 

Përfaqësuesi i tij, Roman Giertych tha më herët në prill se, prokurorët kishin kërcënuar të paktën dy herë se do të përdornin forcën fizike ndaj Tuskut, për ta detyruar atë të dëshmojë, pavarësisht imunitetit të tij europian.

Partia euroskeptike “Ligj dhe drejtësi”, që mundi “Platformën civile” në vitin 2015, është akuzuar nga krahu ekzekutiv i BE-së, Komisioni Europian, se po dëmton sundimin e ligjit dhe demokracinë, pas qëndrimit të saj ndaj Gjykatës Kushtetuese.

67-vjeçari Kaczynski nuk ka një post qeveritar, por shihet si vendimmarrësi kryesor në Poloni. Ai ka thënë se Tusk nuk duhej të rizgjidhej president i KE-së, pasi mund të përballet me akuza në Poloni të lidhura me aksidentin ajror të vitit 2010, që i mori jetën presidentit polak, vëllait binjak të Kaczynski, Lech, dhe një skeme piramidale.

Në mars, ministri i Mbrojtjes, Antoni Maciereëicz, një aleat i ngushtë i Kaczynskit, akuzoi Tuskun për veprime që shkojnë deri në tradhti, duke thënë se ai kishte punuar me Rusinë për të dëmtuar interesat polake në lidhje me aksidentin ajror të vitit 2010 mbi Smolensk të Rusisë, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Gjykata pezullon kreun e FSDKSH, akuzë për “Shpërdorim detyre”

Gjykata pezullon kreun e FSDKSH, akuzë për "Shpërdorim detyre"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In