Gjykatat kosovare vazhdojnë t’i amnistojnë “peshqit e mëdhenj të korrupsionit”, pavarësisht se ky fenomen negativ ka “lëshuar rrënjë” në vend. Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, javë më parë në takimin e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit ka pranuar se korrupsioni është prezent gati në të gjitha institucionet e vendit. Megjithatë, sipas tij, nuk mund të luftohet korrupsioni duke kërkuar “peshq të mëdhenj”. “Konsideroj që peshk i madh është çdonjëri që është i korruptuar”, ka theksuar Mustafa. Me “peshq të mëdhenj” nënkuptohen politikanë dhe afaristë të profilit të lartë, të cilët kanë grumbulluar pasurinë e tyre përmes krimit dhe korrupsionit dhe të cilët janë imunë nga drejtësia. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delaëie, i cili ishte i pranishëm në këtë takim, pati potencuar faktin se sondazhet tregojnë se qytetarët e shohin korrupsionin si pengesën kryesore.
“Progresi në të gjitha këto fusha është jetik për Kosovën, që të gjejë vendin që i takon si anëtare e të gjitha institucioneve dhe grupeve kyçe euroatlantike”, ka thënë Delaëie…