• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E megjithatë, BDI çelësi i vërtetë i qeverisë në Maqedoni

by Java News
03/02/2017 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë pas vendimit të presidentit Ivanov që t’ia japë mandatin atij që do të grumbullojë 61 deputetë, për të cilën nuk dha afat kohor, nga partitë askush nuk përgjigjet ku kanë mbërri negociatat dhe a janë afër për formimin e shumicës së deputetëve.

LSDM do të përpiqet që në periudhën e ardhshme të mbledhë më së paku 61 deputetë që të ketë shumicë dhe të marrë mandatin, thonë shkurtimisht nga partia duke mos dhënë detaje të tjera.

 

Nga ajo çfarë është e njohur, Lëvizja Besa ka 5 deputetë dhe do ta mbështesin inciativën e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, që të merr mandatin, e pastaj do të bisedojnë pa paragjykuar se çfarë do të ndodhë. Edhe nga “Aleanca për Shqiptarët”, e cila kanë tre deputetë, thonë se do ta mbështesin iniciativën e Zaevit për të mbledhur nënshkrimet, shkruan REL, transmeton Zhurnal.

Kjo do të thotë se LSDM-ja, që ka 49 deputetë, me mbështetjen nga këto dy subjekte, Lëvizjen Besa dhe “Aleancën për Shqiptarët” do të kenë 57 nënshkrime, dhe do t`i mungojnë edhe katër për të formuar shumicën e nevojshme.

Për këtë çelësi kryesor ende mbetet BDI me dhjetë deputetë, por nga kjo parti zyrtarisht nuk ka njoftime se a kanë ndonjë kontakt me LSDM-në pas vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov. Kryetari i BDI-së, ALi Ahmeti në intervistën e mbrëmshme në televizionin TV Art, tha se VMRO-DPMNE dhe BDI, të cilët kishin mundësi që të dakordohen për qëndrimet e tyre prej 9 deri më 29 janar, nuk arritën që të bëjnë marrëveshje për të formuar qeveri, sepse partia e Gruevskit nuk ka pranuar kushtin për të vazhduar puna e PSP-së.

Nga VMRO-DPMNE sot në pyetjen se a ka ndonjë lajm të ri dhe vallë po bëhen përpjekje të reja për të formuar shumicën, thonë se do t’ju informojmë nëse ka momente të reja. Që aty, theksojnë se do të bëjnë përpjekje maksimale që të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve që kanë votuar më 11 dhjetor, por insistojnë se mbajtja e zgjedhjeve të reja është zgjidhja më e mirë.

Nga PDSH, që ka dy deputet, pas zgjedhjeve thuajse nuk kanë asnjë informacion për planet e tyre për koalicion të ardhshëm.

Pas deklaratave të përfaqësuese të komunitetit ndërkombëtarë, veçanërisht të Komisionit Europian, që presin një konsensus të gjerë politik dhe një koalicion të gjerë është hapur edhe ajo alternativë, veçanërisht nëse asnjëra palë nuk arrin që të formojë shumicën.

Ahmeti në intervistën e mbrëmshme tha se si dalje nga kriza politike duhet një debat më i gjerë, i cili mbi gjitha duhet të jetë në mes të VMRO-se dhe LSDM-së, të cilët duhet të bisedojnë mes vete. Për ato është e hapur edhe mundësia për një koalicion të gjerë, një skenar që Zaev tha se nuk është i pranueshëm participimi në qeverinë e ardhshme me udhëheqjen aktuale të VMRO-DPMNE-së dhe personave të akuzuar nga PSP.

VMRO-DPMNE vazhdimit konfirmojnë se koalicionet e gjëra asnjëherë nuk i kanë sjellë diçka të mirë Maqedonisë, shkruan REL, transmeton Zhurnal. (b.an)

Next Post
Flet Kadare: Lajmi i vdekjes së Agollit një nga njoftimet më tronditëse, do të na mungojë të gjithëve

Flet Kadare: Lajmi i vdekjes së Agollit një nga njoftimet më tronditëse, do të na mungojë të gjithëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

March 15, 2026
Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

March 15, 2026
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In