• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“E mbolli hashashin për sherebelë”/ Nusja i lë fajin, vjehrra justifikohet: Shkova të blija farë për speca e domate. Tregtari më tha merri se ke për t’ia parë hajrin

by Java News
28/06/2022 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nuse e re këmbënguli ta shpëtojë bashkëshortin e saj që kishte mbjellë drogë duke ia hedhur përgjegjësinë vjehrrës, një gruaje të moshuar. Sipas deponimit së nuses, i shoqi nuk ishte fajtor, madje ai as që ndodhej fare në Shqipëri dhe fajtore për parcelën me hashash ishte e vjehërra. Por kjo e fundit nga ana e saj, ka mohuar gjithçka, duke u shprehur se farën e kishte blerë në treg për speca e domate.

Sipas burimeve të sigurta pranë policisë së Lezhës parcela me kanabis u konstatua në zonën e Fushë Milotit, brenda rrethimit të banesës së shtetasit E.H. Gjithsej u numëruan 320 bimë të dyshuara si bimë cannabis sativa. Policia i tha Gazetës “Si” se në këto kushte u krye asgjësimi i rrënjëve dhe u tërhoqën për ekzaminime të mëtejshme vetëm pesë rrënjë të dyshuara bimë narkotike”. Në vazhdën e marrjes në pyetje të të dyshuarit kryesor, një 45-vjeçar me arsim të lartë, policia thotë se nuk u mjaftua vetëm me versionin e tij por edhe të të afërmve.

45-vjeçari E.H. këmbëngul se nuk gjendej në Shqipëri, në kohën kur mendohet të jetë mbjellë droga dhe për këtë i sugjeroi policisë të këqyrë sistemin TIMS, i cili më pas vërtetoi se nga data 1 prill deri në 1 maj (data mes të cilave ai pretendon se është kultivuar droga) nuk gjendej brenda vendit.

Megjithatë policia thotë se mosha e hashashit është në fakt disa javë përpara se ai të largohej nga vendi. Pra – përmend një burim i Gazetës “Si” – farat janë kultivuar më herët se sa data 1 prill pasi lartësia e hashashit ka qenë 0.5 deri në 0.8 metër. Por versionin më të çuditshëm e ka dhënë bashkëshortja e tij.

“Vjehrra ime duhet ta ketë bërë doemos, pasi vuan nga humbja e kujtesës dhe nga depresioni. Mbaj mend se në datën 10 prill vjehrra ime iku për të blerë sherebelë në Tregun e Milotit dhe se si e ku i bleu, nuk kam dijeni se lëviza një javë tek ime më. Kur u ktheva vjehrra më tha e shqetësuar: “Nuse bimët se si janë, nuk më duken njëlloj në pamje si vitet e kaluara”. Pastaj të dyja, bashkë me vjehrrën jemi përpjekur të gjejmë tregtarët që ia kishin shitur “farën e sherebelës” por nuk e gjetëm dot”, është shprehur nusja.

Policia ka marrë në pyetje edhe të moshuarën , pra nënën e E.H. “Jam 78 vjeçe dhe bimët i mbolla afër muajit prill. Mbaj mend që i bleva si fara sherebele te një tregtar nga Shkodra. Isha në Tregun e Milotit për këtë gjë. Më pas tek i njëjti tregtar shkova dhe i kërkova fara për speca dhe domate që t’i mbillja në fidanishte. Madje ai më tha: “Merri këto fara se ke për t’ia parë hajrin”, thotë e moshuara në dosjen e policisë.

Ajo këmbëngul se i mbolli për domate dhe speca në oborrin e shtëpisë së saj dhe se as nusja dhe as i biri nuk ishin përfshirë dhe as që e ndihmonin për punët e bujqësisë. Bëhet me dije se këto deklarime janë kontradiktore midis dy grave. Policia thotë se nusja përmend që vjehrra mbolli sherebelë, kurse e moshuara këmbëngul se mbolli speca e domate.

“Ne do të presim aktin e pakundërshtueshëm të policisë kriminalistike – theksoi një burim policor – për të konfirmuar ashtu siç mendojmë ne, në mënyrë shkencore se droga u mboll nga i zoti i shtëpisë përpara se ai të udhëtonte jashtë vendit”./m.j

Next Post
3 shenjat e Horoskopit që janë si një “magnet” për paratë

Horoskopi nga Paolo Fox për të mërkurën 29 qershor 2022, parashikimet për secilën shenjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’vjen llokum nga shteti”, Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

“S’vjen llokum nga shteti”, Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

January 30, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Të djathtet shqiptarë të zhytur në luftë klasash

January 30, 2026
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë është i ulët

OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë është i ulët

January 30, 2026
Shqiptari punonte si oficer i emigracionit, por ishte vetë emigrant i paligjshëm

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit, por ishte vetë emigrant i paligjshëm

January 30, 2026
Schieder-gazetarëve: Mos më pyesni për çdo gjë që thotë Berisha, do më duhet të dal nga roli im institucional

Schieder-gazetarëve: Mos më pyesni për çdo gjë që thotë Berisha, do më duhet të dal nga roli im institucional

January 30, 2026
Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej të sulmonim Iranin

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej të sulmonim Iranin

January 30, 2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

January 30, 2026
Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

January 30, 2026
Tragjike në Itali, dy 20-vjeçarë shqiptarë vdesin në aksident, plagoset një grua

Tragjike në Itali, dy 20-vjeçarë shqiptarë vdesin në aksident, plagoset një grua

January 30, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Duhet ndarje territoriale funksionale (jo thjesht elektorale)

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In