• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“E mbanin peng dhe detyronin të prostituonte”/ Si u zbulua shfrytëzimi i të resë në Fier

by
27/02/2023 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vajza të reja dhe një grua u arrestuan ditën e sotme në Fier për shfrytëzim prostitucioni. Bëhet fjalë për Pranvera Isufaj, 32 vjeçe, Aleksandra Toska, 19 vjeçe dhe një 17 vjeçare. Këtë shtetase në bashkëpunim  me njëra tjetrën  kanë mbajtur peng një 24-vjeçare, të cilën e detyronin të prostituonte në lokalet e Fierit dhe Patosit. Gazetarja  e ABC News, Valbona Davidhi, referuar burimeve policore ka mësuar detaje rreth këtij operacioni.

Ajo raporton se hetimi për këtë rast ka nisur dy muaj më parë pasi e reja ka shfaqur sjellje jo të rregullt në komunikim me familjarët e saj. Sipas saj, personat e dyshuar kanë qenë të hetuar edhe për raste të tjera të shfrytëzimit të prostitucionit në Fier.

“Në rastin konkret, pra, arrestimin e  dy vajzave  dhe një gruaja kanë pasur një hetim dymujor. Personat e përfshirë në këtë veprimtari kanë qenë të hetuar për raste të tjera të mëparshme të shfrytëzimit të prostitucionit. Pra, duhet të themi se në rastin e 24-vjeçares, sikurse mësuam nga Policia e Fierit ka qenë e mbajtur peng praktikisht nga tre shtetaset, të cilat janë të arrestuara. Në rastin e 24-vjeçares, ka qenë pikërisht hetimi i nisur dy muaj më parë pasi është parë nga të afërmit dhe është dyshuar, se 24-vjeçarja komunikonte jo normalisht me ata dhe nuk po u thoshte të vërtetën për gjendjen dhe ve ndodhjen e saj se ku jetonte”, raporton gazetarja.

Referuar burimeve policore, gazetarja shton se 24-vjeçarja prostituonte në hotele dhe lokale në Fier e Patos. Mësohet se tutoret e shoqëronin të renë dhe nuk e lejonin të fliste hapur me të afërmit e saj. Gjithsesi, ajo tashmë ka zgjedhur të bashkëpunojë me Policinë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e organizatorit të kësaj veprimtarie të paligjshme, që kryhej në Fier dhe zonat përreth.

“Në fakt, e gjithë ngjarja zhvillohet në Fier dhe Patos, në lokale, dhe hotele në qytetin e Fierit dhe shtetaset e arrestuara e shoqëronin 24-vjeçaren në të gjitha takimet që I organizonin duke mos e lejuar të mos komunikonte me të afërmit dhe  duke e lejuar të fliste më të afërmit duke e survejuar për të mos treguar të vërtetën. Por, burimet tona në Polici bëjnë me dije se se 24-vjecarja ka qenë bashkëpunëtore e Policisë për të bërë të mundur arrestimin e shtetaseve në fjalë dhe shpalljen në kërkim të organizatorit të kësaj veprimtarie”, raporton gazetarja.

/e.d

Next Post
“Qetësohuni”/ Protesta e 3 marsit për vulën e PD, Alibeaj mesazh grupit të Berishës

Presion 'Apelit' për vulën e PD? Media: Një i afërt me Berishën ka shkuar në Shkodër të takojë një prej familjarëve të gjyqtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In