Gjykata gjermane ka miratuar ekstradimin në Spanjë të ish-udhëheqësit separatist të Katalonjës, Carles Puigdemont, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës rajonale në Schleswig-Holstein theksohet se është miratuar ekstradimi i Puigdemont në bazë të akuzës për shpërdorim të fondeve publike. Por, kjo përjashton ekstradimin në bazë të akuzës për rebelim, pasi kjo nuk është në përputhje me ligjin gjerman.
Puigdemont momentalisht mbetet në liri deri sa prokurori të mos parashtrojë kërkesë për ekstradim.
Udhëheqësi separatist u arrestua më 25 mars në Gjermaninë veriore, pasi autoritetet spanjolle lëshuan edhe një urdhër evropian për arrestimin e tij lidhur me nxitjen e trazirave, kryengritje dhe shpërdorim të fondeve publike. Në prill gjykata e liroi me kusht.
Puigdemont vitin e kaluar udhëhoqi seancën e Parlamentit të Katalonjës ku deputetët votuan për shpalljen e pavarësisë nga Spanja. /b.d