• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E mashtroi me diplomë false, parukierja kërcënon denoncuesen: Të hedh shtëpinë në erë

by Ardit Rada
13/05/2020 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë nga Kamza tregon se ka paguar 400 mijë lekë të vjetra për një kurs parukerie tek “Parukeri Ornela”. Pas një muaji e gjysmë ka marrë një diplomë, që nuk i është njohur për punësim. Ornela dhe Blerta, partnere në këtë parukeri e kanë hapur aktivitetin edhe në ditët që nuk lejohej për shkak të pandemisë. Pas kësaj ngjarje vajza ka denoncuar rastin, ku i janë bërë edhe kërcënime nga ana e parukieres,.

“Vitin e shkuar jam interesuar për një kurs parukerie këtu në Kamëz. Sapo kisha ardhur nga Austria dhe doja ta bëja këtë gjë. Gjeta një parukeri, u interesova, pyeta sa pagesë do të bëja. Më tha për 4 muaj do të paguash 400 mijë lekë. Në muajin e dytë i dhashë 360 000 lekë. Më pas pjesën tjetër kisha për ta dhënë në momentin që do të merrja diplomën. Kur kisha bërë një muaj e gjysmë kurs më pajisi me këtë diplomë, e cila fatkeqësisht më rezultoi se ishte false. E para e kuptova kur vinte policia tatimore, më thoshte që duhet të thuash që ti je shoqja ime, ose një kliente normale, jo një kursante. Pasi e mora këtë diplomë nuk më dha mundësinë të bëj as praktikën, gjë e cila është një gjë normale për të vazhduar një punë. U interesova në vende të tjera. Dy në Institut dhe një në Durrës, të tria më thoshin që mund të jesh e informuar, por më ketë diplomë nuk të mundësojmë dot punë. Emri i parukerisë është “Parukeri Ornela””, thotë denoncuesja për emisionin “Stop”.

Denoncuesja së bashku me gazetaren e “Stop” i drejtohen parukerisë.

Gazetarja: Ka njeri këtu? Si jeni? Blerta?

Parukierja: Po!

Gazetarja: Unë jam Domenika nga emisioni “Stop”.

Parukierja: Po, kuptoj!

Gazetarja: Zonjushën e njihni?

Parukierja: Më fal, mund ta heqësh kamerën, sepse unë nuk jam as shefja dhe s’jam as punëtore, asgjë.

Denoncuesja: Do të gënjesh për të disatën herë, të njëmijtën herë do të gënjesh?

Gazetarja: Këtë vajzën e njeh?

Parukierja: Nuk e njoh fare, as nuk më intereson fare!

Gazetarja: Është parukiere?

Denoncuesja: Po sigurisht, bën qerpikët.

Blerta merr në telefon Ornelën.

Parukierja: Ornela ka ardhur emisioni “Stop” dhe zonjusha***, që më kanë hy në dyqan. Të lutem hajde pak!

Denoncuesja: Kërkojnë lekët, që i ke marrë, kaq!

Parukierja: A të presim përjashta?

Gazetarja: Pse biznesin e keni të hapur?

Parukierja: Po të lutem zonjushë! Do të dalësh përjashta, sepse biznesin e kam duke e rikonstruktu, e kam marrë lejen në Bashkia.

Gazetarja: Ku e ke lejen?

Parukierja: E kam nga bashkia lejen. Të lutem mund të dalësh përjashta?

Gazetarja: Ku e ke lejen? Ku e ke lejen? A je e licencuar, për të bërë kurse?

Parukierja: Nuk më intereson, se nuk jam unë për të bërë kurse. A ka mundësi të dalësh përjashta? Të lutem prite Ornelën përjashta!

Gazetarja e “Stop” e priti Ornelën për një shpjegim, por në vend të këtij shpjegimi, ajo shkoi dhe kërcënoi familjen e denoncueses, që ishte drejtuar në emisionin “Stop”.

Nëna e vajzës denoncuese, Marie Deda, bërikallëzim për këtë akt dhe tregoi se çfarë i kishte ndodhur. “Pasi është takuar me ju, ajo me një mashkull ka ardhur me makinë, ka ardhur tek porta dhe më ka thënë ku e ke vajzën? I thashë ka shkuar në Kamëz për punët e veta. Deri nesër, më tha unë pa ta hedh shtëpinë në erë dhe pa ta vra djalin nuk e lë, sepse ke shkuar te puna jeme. Unë i thashë kam ardhur tek puna jote për falsifikimin që më ke ba. Për dëftesën që më ke dhënë në kundërshtim me të gjitha rregullat, sepse ajo nuk ecën askund. Si emër atë burrin nuk e njoh, kurse këtë parukieren e njoh. Ishte parukiere Ornela, ajo që i kam dhënë lekët për kursin e vajzës. Për arsye se i jemi drejtuar “Stop”-it, ka ardhur e na ka kërcënuar se do t’u vrasim e nuk do të lëmë të dilni nga dera. Bëra një kallëzim në polici dhe tregova realitetin.”

Gazetarja: Duke iu referuar dëshmisë së zonjës, kuptojmë që Ornela ka gjetur mënyrën e gabuar për t’iu shmangur përgjegjësisë së saj dhe gabimit që ka bërë. Pasi kërcënimi nuk është zgjidhje e problemit, por është thellim i problemit të saj.

Pas këtij momenti, ne iu drejtuam Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe pas kërkimeve na thanë se diploma e lëshuar është false dhe ky biznes nuk është licencuar për një aktivitet të tillë.

Tashmë përgjegjësia kalon në Sektorin e Krimit Ekonomik, në Drejtorinë e Tatimeve, pasi duhet të bëjë verifikimet përkatëse se si një biznes pa asnjë lloj licence lejohet të operojë në treg si pa të keq.

/e.rr

Next Post
Civici: Me fundin e pandemisë po arrijmë majën e kurbës së krizës, ja kur i rikthehemi normalitetit

Civici: Me fundin e pandemisë po arrijmë majën e kurbës së krizës, ja kur i rikthehemi normalitetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In