• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E Majta jonë në frymën e munguar të një liberalizmi social

by Ben Andoni
03/06/2022 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

E Majta, e cila përfaqësohet sot kryesisht me anën e Partisë Socialiste, po përshfaq një kah ideologjik që është disi i vështirë për t’u përcaktuar. Kjo nuk përbën më ndonjë habi më 2022, e jo thjesht për kahun që po marrin partitë ngado në Evropë por edhe likuiditetin e ideologjive. Përpjekja më e madhe për PS-në është mbijetesa e gjatë në pushtet përballë një opozite të përçarë, sesa përsosja apo arritja e qëllimeve ideologjike brenda kornizave të saj. Dhe, ndodh, që në jo pak momente, e Majta jonë duket bajagi më e Djathtë sesa ajo e Berishës së rikthyer. Kjo e fundit ngërthen në vetvete kaosin ideologjik dhe shfrytëzimin banal të ideologjive prej Berishës përtej logjikës normale së bazës së saj. Edi Rama, paçka njëlloj indiference dhe neglizhence ideologjike qysh në momentin që ndjeu steren e fuqisë së kryetarit në këmbën e tij, e shkëputi pak e nga pak Partinë Socialiste nga socializmi klasik apo socialdemokracia. Të ashtuquajturit Senatorët e partisë u munduan të reagonin por lideri i ri i të Majtës, duke hequr dhe pa nderuar skrupujt, i mori përpara me hovin dhe karizmën agresive, që e përktheu në fitoren e tre mandateve rresht. Para faktit argumentet e tyre u tretën. Shumë prej tyre heshtën, pak u ricikluan, të tjerë u mënjanuan dhe pjesa më e madhe mbeti t’i bashkohej një opozite të dobët mediatike. Ruçi, Fino, Leskaj, Dokle, Dade, në frekuenca të ndryshme marrëdhëniesh panë interesin e tyre dhe përshtatshmërinë e re. Më të rinjtë e PS-së, Balla, Gjiknuri, Spiropali, Klosi, etj., u përshtatën dhe tashmë janë ata që e zbërthejnë në terren atë që Rama në fillimet e veta e përçoi në të ashtuquajturën Rruga e Tretë apo social liberalizmi, si një lloj E Majte e frymëzuar nga aksioni i Laburistëve të Tony Blair. Në fakt, nëse fillimet e Ramës ishin shumë të ideologjizuara për të treguar se në një farë mënyre do të futej realisht në hullinë socialiste, sidomos kur shpalli se nuk ishte “përtej të majtës dhe të djathtës”, pak vite më pas kjo mbeti thjesht një vizion, pasi qeveria socialiste pas dy mandateve dhe vitit të parë të mandatit të tretë po zhvillon një politikë fiskale me shpenzime që specialistët i konsiderojnë të fryra dhe me një taksë progresive ku më shumë frymë po merr privati. Edhe struktura e njerëzve të PS-sa tashmë ka shumë biznesmenë, kurse vetë Rama ka ngritur me kujdes Kultin e Individit, status i cili ka nisur t’i shijojë pafund. Duke pasur në parlament dhe retoristë të dobët ia ka dalë të praktikojë dhe të nxjerrë fjalë dhe fjalime, që duhet thënë se do mbahen mënd në historinë e parlamentit jo thjesht për pathosin por për një lloj cinizmi të kulturuar. Njerëzit e PS-së i kanë thurur lavde dhe e mbajnë si një etalon të pakrahasueshëm me kundërshtarët e tyre! Në Kongresin e fundit të PS-së, ministri i Drejtësisë arriti të artikulojë me gjysmë zëri problemet në bazë por që pastaj “e rregulloi” kur u shpreh se: i vetmi që i fiton është ai dhe vetëm Rama. Ky lloj yes-man është kudo në partinë klasike të Majtë.

Në një pamje më britanike, duke i çuar socialistët te liberalët, njerëzit mundohen të shohin në formën klasike atë që shpesh mëtojnë ideologët e Majtës: Liberalët janë të kujdesshëm kundrejt përpjekjeve konservatore që synojnë për t’i transferuar funksionet e qeverisë tek firmat private si kontraktorët privatë ushtarakë, burgjet private, shkollat ​​private dhe siguruesit privatë shëndetësorë, anipse ky nuk është rasti i Shqipërisë. Pushteti Rama që po shkon pak në autokraci falë mbajtjes dhe kontrollit së të gjitha institucioneve është drejt një forme krejt të munguar të liberalizmit. Investimet publike reale nuk është se kanë peshë apo impakt në jetën e publikut, që po kërkon ikjen me ritme marramendëse. Shëndetësia që duhet harruar ajo e kohës së Berishës është tashmë me imazhin e asaj koncesionare të Ramës, që e mbron nga çdo kritikë sado konstruktive të jetë. PPP-të kanë mbirë kudo, kurse gjuha e përdorur së fundmi për administrimin e privatit nga Butrinti ishte vërtetë shqetësuese. Kush e mban mënd luftën pakompromis që u bë dikur ndaj ligjit për importin e plehrave, në një farë mënyre një kauzë, që pati shumë forcë nga ana e PS-së sot ka formë tjetër sepse kjo e ka inkurajuar, ndërsa skandali i inceneratorëve nxori dhe shumë problematika të tjera nën qeverisjen socialiste. Megjithë shifrat optimiste që jepen nga autoritetet, Shqipërisë i mungojnë investitorët strategjike, kurse ata që vijnë janë të kënaqur sepse pushtetarët e sotëm socialistë i përmendin mes shumë “pozitiviteteve”… dhe mungesën e sindikatave!!! Po pse liberalizimi klasik po humbet forcë? Me sa duket premtimet dhe kanonet e dikurshme për transparencën qeveritare, fjalën e lirë, masat për të mbrojtur të drejtat individuale dhe llogaridhënia publike pothuaj nuk janë ato të premtuarat nga socialistët. Indekset ndërkombëtare nxjerrin realitete ndryshe për vendin tonë. “Zhvillimi i liberalizmit klasik në modern, të qendrës së majtë është subjekt i narativave kontradiktore. Konservatorët akuzojnë liberalët se kanë tradhtuar trashëgiminë klasike duke përqafuar një shtet aktivist, ndërsa liberalët i shohin parimet dhe politikat e tyre si përmbushje të premtimit për liri dhe barazi në një mënyrë më të plotë dhe më realiste. Teksa ndërtohet mbi parimet kushtetuese liberale, liberalizmi modern ka një konceptim më të gjerë dhe më demokratik të lirisë”, shpjegon Paul Starr tek “Center-Left Liberalism” në “The Oxford Companion to American Politics Peter”.

Në formën klasike: Liberalët mëtojnë se mbështesin shpenzimet publike për të pasur qëndrueshmëri ekonomike apo për të inkurajuar si duhet rritjen ekonomike. Në rast se ato janë afat-shkurtra mëtohet se e shtojnë kërkesën private gjatë recesioneve për të parandaluar një spirale rënëse, ndërkohë që shpenzimet për rrugë, ura dhe infrastrukturë të tjera fizike, si dhe për kërkimin shkencor dhe asetet e tjera jo-materiale përfaqësojnë ato që njihen si investime afatgjata, referuar studiuesit të mësipërm. Ndërkohë që shpenzimet për arsimin kontribuojnë në kapitalin njerëzor të një shoqërie, referuar social liberalëve, por që në Shqipëri janë shumë të mangëta. Dhe, kjo është një arsye e ikjes së të rinjve për t’u shkolluar jashtë vendit. “Thelbi i politikës së brendshme liberale është qëllimi i dyfishtë, pasi u shërben si qëllimeve makroekonomike të rritjes ekonomike, ashtu edhe qëllimeve egalitare të përfshirjes sociale – qëllimeve të një prosperiteti të përbashkët, duke lartësuar së bashku klasën e mesme dhe atë të ulët dhe duke forcuar bazën e mbështetjes për vlerat e tjera liberale”, referuar Starr.

PS si partia që e ka drejtuar më shumë vendin në vitet e demokracisë është parë se ka shumë dhe nga e Djathta, dhe jo thjesht për arsyet që shënuam më sipër por edhe për faktin se drejton dhe kundërshton e vetme, ngaqë opozita nuk funksionon për asgjë prej vitesh…Investimet në arsim nuk është se po japin ndonjë impakt paçka se puna më e madhe është bërë me infrastrukturën (nuk mohohet përmirësimi i dukshëm) por asesi me mësimdhënien…Shëndetësia shfaq problemat e saj, kurse reforma në administratë dhe ndryshimet na kanë sjellë problematika që qytetari i ndjen në çdo moment në përballjet me sportelin. Me pak fjalë, politika jonë shkon sipas një logjike, e cila është shumë e tejshkuar. Një kërkues italian, Emiliano Brancaccio, e shkroi edhe më qartë, pak vite më parë: “Pas daljes nga moda të idesë Blair-iane, të obsolencës së socialdemokracisë dhe të domosdoshmërisë së një “rruge të tretë”, duket sikur kohët e fundit po përhapet një tjetër teori e përbashkët: E Majta është në krizë sepse pasi hyri në qeveri, filloi të zbatonte politikat e të Djathtës. Dhe mund të shtojmë edhe me goxha zell. Një pjesë e madhe e reformave që kanë kontribuar në rritjen e pasigurisë në Europë ka ardhur si pasojë e qeverive me frymëzim socialist”. Duke u kthyer gjithnjë në literaturë, një Liberal do që të përballet me rregulla të ndershme biznesi, tregje të siguruara, ku mund të shpërndahet dhe të funksionojë si duhet kërkesë-oferta. Po ashtu, Liberali kërkon edhe inkurajimin nga qeveria dhe përfshirjen e saj, por jo në formën që Rama e bëri deri në arbitrare në muajt e fundit, pas agresionit në Ukrainë. Në fakt, Rama e modifikoi si nocion liberalizmin, duke u tallur me burrat dembelë por edhe formën kinse sociale, që e humbin trajtesën në botën e likuiditetit të Bauman. E gjithë kjo larshmëri e bëri Ramën që të largohet fillimisht nga lloji i të Majtës së Nanos, që imitoi deri në perfeksion kusuret  e të Majtës italiane, duke i dhënë partisë demokraci të brendshme. Për hir të së vërtetës, vetëm gjatë kohës së tij e Majta prodhoi katër kryeministra, mes të cilëve figura si Ilir Meta, Majko etj. Edi Rama nuk mund ta përtypte këtë dhe përveç se e nxori me të gjithë rrobat nga shtëpia e socialistëve Nanon; u përlesh me Metën; e pensionoi për pak Majkon, arriti ndryshoi edhe simbolikat dhe nga socializmi apo socialdemokracia e zhvendosi me mendjen e tij tek social liberalizmi, bash atë variant socializmi, që Tony Blair u mundua ta eksportonte kudo në botë. Mes tyre dhe në Shqipëri, edhe pse ky lloj “Socializmi nuk mjafton. Pasi, tashmë revolucioni liberal duhet bërë edhe pjesë e së Majtës”, thonë ekspertët. Ku theksi i duhet vënë parimeve të drejtësisë në ambientin politik, ku përplasen tollovia shqiptare e kinse doktrinave të të gjitha palëve politike. Në kushtet tona, duke qenë se e Majta e ka ruajtur një kohezion mund të ndihmojë tollovinë e madhe të shoqërisë dhe politikës shqiptare, qoftë edhe me këtë lloj liberalizmi social. Dhe, mbase edhe i munguar liberalizmi social duket si përgjigjja më e duhur ndaj alarmit të tollovisë në shoqërinë tonë që ëndërrohet të bazohet te drejtësia dhe pluralizmi i vërtetë. (Homo Albanicus)

 

Next Post
FOTO/ Ngjarja horror: 24-vjeçarja përdhunon të dashurin dhe më pasi copëton trupin, mban kokën si ‘trofe’

FOTO/ Ngjarja horror: 24-vjeçarja përdhunon të dashurin dhe më pasi copëton trupin, mban kokën si ‘trofe’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In