• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

E majta europiane dhe kriza e të djathtës sonë!

by Alfred Peza
03/01/2020 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Fitorja e forcave politike të djathta në zgjedhjet parlamentare të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, përjetohet në Tiranë si të ishin triumfet e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në Shqipëri. Euforia arriti kulmin me fitoren e republikanëve të Presidentit Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa vitin e kaluar në maj, fitorja e partive të ekstremit të djathtë dhe të gjelbërve në zgjedhjet për Parlamentin Europian, kaloi për të djathtën shqiptare në Tiranë, nën tymin e flakëve të molotovëve përgjatë protestat për 30 qershorin.

Në Shqipëri mungon hapësira e relaksuar për të zhvilluar debate intelektuale mes politologëve, filozofëve, “think tank”-eve, pedagogëve, studiuesve ose institute të studimeve politike rreth specifikave, veçorive dhe dallimeve programore e identitare mes të majtës dhe të djathtës shqiptare, në periudhën aktuale.

E shumta që përmendet përciptas në debatet formale dhe informale në rrethet e opinionbërësve, është fakti se disa nga partitë e së majtës tradicionale europiane, pësuan humbje elektorale në garat e vitit 2019. Me e fundit, ishte Partia Laburiste në Britani e cila pësoi një nga disfatat më të mëdha që nga Lufta II Botërore, përballë konservatorëve të kryeministrit Boris Johnson. Si argument ofrohen edhe humbjet në zgjedhjet e fundit të partive të majta në Greqinë e Italinë fqinje, Francë, Gjermani, Hollandë e Austri.

Tekstet universitare, fjalorët, politikanët, sociologët dhe filozofët më në zë aktualë ndërkombëtarë, kanë qëndrime dhe qasje të ndryshme rreth të majtës dhe të djathtës. Në 2013 ish Kryeministri Italian Mario Monti, profesor i njohur i ekonomisë, deklaroi se ishin zhdukur dallimet mes të majtës e të djathtës. Por nuk janë të këtij qëndrimi, shumë studiues të tjerë seriozë. Të cilët megjithëse ndahen në përcaktimin e saktë që mund tu bësh sot të majtës e të djathtës, bashkohen në pikën se ato janë koncepte thellësisht të ndryshme edhe në epokën tonë.

Në Shqipëri përtej debateve të tejkaluara të post komunizmit; qëndrimeve rreth taksës së sheshtë (PD) dhe taksës progresive (PS) rreth të ardhurave personale; mosreduktimit (PD) apo reduktimit (PS) të TVSH për mallra dhe shërbime të caktuara,- nuk duket sikur ka shumë dallime të tjera të natyrës programore, që ti bëjë votuesit të dallojnë ofertat politike dhe qeverisëse mes palëve.

Një votues i djathtë e ka shumë të vështirë që ta identifikojë PD dhe Kryetarin e saj Lulzim Basha sot, nga programi qeverisës i PS dhe i Kryeministrit Edi Rama. Temat e nxehta të debatit mes të majtës dhe të djathtës europiane si ndryshimet klimatike, niveli i detit, çmimi i energjisë, vala e emigracionit, rreziku nga ekstremizmi, populizmi, rritja demokrafike, etj. nuk kanë qenë asnjëherë temë e debateve politike nga palët politike në Shqipëri.

“Social-demokracia e qendrës së majtë dhe kushërira e saj më radikale, e majta socialiste u themeluan për t’iu përgjigjur sfidave që lidheshin me ekonominë, por sot pyetjet parësore në politikë kanë të bëjnë me kulturën dhe identitetin,” ka thënë akademiku britanik Matthew Goodwin. Sipas tij në Europë, “partitë konservatore janë treguar të shkathta për tu riorganizuar e përshtatur në politikën perëndimore që lidhet po aq shumë me identitetin sa edhe me ekonominë.”

Po në Shqipëri, çfarë po ndodh?

Mazhoranca qeverisëse e Kryeministrit Ei Rama, ka patur shumë të qartë përgjatë këtyre 6-7 viteve, se kryesfida e saj ishte dhe mbetet ekonomia. Në kulmin e protestave kundër zgjedhjeve lokale, Banka Botërore në raportin zyrtar të pranverës 2019 për Ballkanin Perendimor, shkruan se “në Shqipëri rritja ekonomike arriti 4,2% në 2018 e nxitur nga rritja e prodhimit të energjisë elektrike falë kushteve hidrologjike shumë të favorshme, e mbështetur gjithashtu edhe nga një rritje e turizmit dhe konsumit familjar si dhe nga rritja e punësimit dhe pagave. Rritja ekonomike, kushtet fiskale dhe menaxhimi aktiv ulën borxhin publik në Shqipëri”.

Krahas legjimitetit politik, rritja e qëndrueshme ekonomike dhe ndërmarrja e reformave të thella të shtetformimit modern, u bënë pikat kyçe të suksesit të qëndrueshëm politik të së majtës në pushtet. E gjendur përballë kësaj qasje të së majtës dhe në mungesë totale të vizionit nga ana e vet, lidershipi i opozitës në vend që të shfrytëzonte konjukturën e favorshme europiane, bëri gabimin fatal të zëvendësimit të ballafaqimit programor, politik dhe elektoral, me luftën e rrugës.

Dalja e Partisë Demokratike dhe e aleatëve të saj nga Parlamenti dhe më pas edhe nga sistemi politik e demokratik i vendit, e çoi atë drejt vetvrasjes. Pas 30 qershorit, për herë të parë në këto 30 vjet, PD nuk ka asnjë lloj përgaqësimi; as në pushtetin legjislativ, as ekzekutiv, e as administrativ. Duke tentuar që ta injektonte artificialisht nga lart, krizën e lidershipit të saj në sistemin e vendit, e djathta shqiptare e la fushën e betejës elektorale të radhës bosh, duke ia “dhuruar” fitoren të majtës.

E si të mos mjaftonte e gjitha kjo, tashmë në mënyrën më fëminore të mundshme, e akuzon kryeministrin Edi Rama se po uzurpon të gjitha pushtetet, të cila ia dhuroi “de facto” vetë. E gjitha çfarë ndodhi me të djathtën europiane gjatë 2019 e cila i fitoi të gjitha betejat politike e elektorale në Europë, krejt e kundërta ndodhi me PD dhe aleatët e saj, që i humbën të gjitha në Shqipëri. Në këtë mënyrë, e djathta shqiptare ka hyrë në vitin e ri 2020, në kulmin e krizës së saj më të thellë, që nga koha e rrëzimit të komunzmit në Shqipëri.

Facebook Twitter

Next Post
Aksi Krujë – Qafshtamë/ Rruga e dëmtuar nga rrëshqitjet shkaktuar prej tërmetit (VIDEO)

Aksi Krujë - Qafshtamë/ Rruga e dëmtuar nga rrëshqitjet shkaktuar prej tërmetit (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In