Masakra e Las Vegasit do të mbahet mend si vrasja më masive në SHBA. Autori i sulmit i armatosur rëndë, qëlloi mbi turmën me 22 mijë veta duke lënë 58 të vrarë dhe mbi 520 të plagosur.
Në këtë ngjarje të rëndë, pati edhe shumë persona që i shpëtuan mrekullisht sulmit. Disa histori po bëjnë xhiron e mediave botërore dhe një e tillë është edhe ajo e treguar nga një taksit. Ai tregoi historinë e një vajze e cila i shpëtoi plumbit falë telefonit të saj.
Taksisti shpërndau foton ku dukej telefoni i shkatërruar nga plumbi. Ndërkohë, vajza, identiteti i së cilës nuk është zbuluar nuk pësoi asnjë dëmtim./a.m.