• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E la të priste në holl, pastaj s’lëvizi nga vendi”/ Açka tregon takimin e Fatos Nanos me zyrtarin holandez:

by Java News
17/09/2022 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 70-vjetorin e lindjes së ish-kryesocialistit Fatos Nano, deputetja demokrate Flutura Açka ka ndarë një histori ku flet për takimin e tij me një zyrtar holandez në mes viteve 2003-2005.

Açka shprehet se ai e la të priste në paradhomën e zyrës për të përfunduar bisedat me një tufë burrash që qeshnin aq sa dëgjoheshin deri jashtë, dhe më pas nuk lëvizi nga vendi për ta pritur.

Ajo shton se nuk do ishte kjo klasë politike sot Shqipëria do të ishte në Europë dhe jo duke aplikuar për azil rrugëve të botës.

Statusi i plotë i Flutura Açkës

Aty mes viteve 2003-2005, mes europianëve të tjerë që vinin në Shqipëri, ishte edhe zoti Atzo Nicolaï, një politikan holandez që atë kohë ishte Sekretar Shteti për Çështjet Europiane i Mbretërisë së Holandës.

Në një intervistë dhënë një radioje kombëtare holandeze, pasi përmbylli detyrën e tij politike, ai tregon për një prej vizitave më të shëmtuara të jetës së tij politike, atë të takimit me Fatos Nanon e Shqipërisë.

Funksionari i lartë holandez u la të priste në paradhomën e kryeministrit tonë një kohë shumë të gjatë.

Nga aty ku ishte ulur, dëgjonte të qeshura që vinin nga zyra e Fatos Nanos. Një hop të gjatë më vonë dera u hap dhe doli një tufë burrash çakërqejf nga gazmimi që kishin marrë nga takimi me liderin shqiptar.

Më pas një nëpunës e shoqëroi sekretarin Holandez të Shtetit brenda në zyrën e kryeministrit shqiptar, i cili, i lodhur mbase nga gjithë çakërrqejfja e asaj dite vizitash, nuk lëvizi fare nga vendi, por ia zgjati dorën mikut të huaj ashtu ulur siç qe.

Çfarë ndodhi më pas, nuk ka fare rëndësi. Fundja ky ishte, dhe është ende, shteti i gangove që kanë kaluar këtej pari trojeve tona.

Po të mos ishte ky geng gangosh që kanë uzurpuar politikën shqiptare, sot do të ishim në Europë, jo duke aplikuar për azil rrugëve të botës, jo duke punuar në të zezë mejhaneve të Europës e as duke rrezikuar jetën dallgëge të La Manshit.

Në kohën e Fatos Nanos, korrupsioni ishte shtrirë, ai e uli në poltron, këta sot e ngritën në këmbë dhe i dhanë dekoratën “Nderi i Kombit”.

g.kosovari

Next Post
Festa kthehet në tragjedi në Itali/ 34-vjeçari shqiptar vret bashkëatdhetarin e tij 23 vjeç pas sherrit, plagos një tjetër

Festa kthehet në tragjedi në Itali/ 34-vjeçari shqiptar vret bashkëatdhetarin e tij 23 vjeç pas sherrit, plagos një tjetër

Comments 1

  1. Lenka Gorreja says:
    3 years ago

    Poshtë këmbëve të Nanos, paska qenë kjo fëmër që e “di mirë” këtë histori ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kievi në terr në mes të ftohtit: Paraliza energjetike godet Ukrainën para negociatave në Abu Dhabi

Kievi në terr në mes të ftohtit: Paraliza energjetike godet Ukrainën para negociatave në Abu Dhabi

February 1, 2026
VIDEO / Deti rrit nivelin mbi 1 metër në Radhimë, peshqit dalin në tokë

VIDEO / Deti rrit nivelin mbi 1 metër në Radhimë, peshqit dalin në tokë

February 1, 2026
Bllokohet rruga në Librazhd, policia apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt Korçës ose anasjelltas

Bllokohet rruga në Librazhd, policia apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt Korçës ose anasjelltas

February 1, 2026
Veliaj lihet në paraburgim, avokati: Nuk ka rrezik për prishjen e provave, por gjykata nuk mendon kështu

Veliaj lihet në paraburgim, avokati: Nuk ka rrezik për prishjen e provave, por gjykata nuk mendon kështu

February 1, 2026
“Ma morën hundën në dorë dhe ma bënë copash”, Rama kujton dhunën në 1997: Ca skluptorë m’u futën me shufra hekuri

“Ma morën hundën në dorë dhe ma bënë copash”, Rama kujton dhunën në 1997: Ca skluptorë m’u futën me shufra hekuri

February 1, 2026

Veliaj refuzon avokaten e caktuar nga gjykata: Nuk e njeh dosjen! Si mund të flasë në emrin tim?

February 1, 2026
“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

February 1, 2026
Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi! INSTAT: Rritje edhe tek indeksi i fondit të pagave

Sektori i ndërtimit, Rama: Nuk do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

February 1, 2026
Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

February 1, 2026
Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In