• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“E kuqja tërbon edhe demin, jo më…”/ 25-vjeçarja denoncon për ngacmim seksual pronarin: Më kërkoi falje por sërish…

by Java News
01/09/2020 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 50-vjeçar me inicialet K. D u pyet nga policia për dyshimet se ai kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të moshës 25 vjeç, fillimisht duke i hedhur komplimente të tepruara e më pas duke e ftuar herë pas here për drekë në Durrës. Rasti u regjistrua nga Komisariati numër 1 në Tiranë, sipas denoncimit të vajzës me inicialet J. M. E reja rezulton të ketë lindur në Gjermani dhe është shkolluar atje si inxhiniere elektronike. Ajo sipas burimit të gazetës Si u kthye në kryeqytet përkohësisht dhe ndërkohë aplikoi për një vend pune në një studio.

“Ramë dakord për rrogën, pasi u intervistova për shkollën që kisha përfunduar dhe për punën që do kryeja dhe u paraqita në detyrë. Ditën e parë punova deri në orën 17.00 dhe u largova. Ditën e dytë mbaj mend që kisha veshur një fund të kuq dhe K. D më drejtoi një koment, ‘ky fund do jetë problem, e kuqja tërbon edhe demin, jo më e di vetë ti’”. 25-vjeçarja shton se nuk ishte përgjigjur dhe gjatë ditës K. D dhe e punësuara kishin udhëtuar drejt Durrësit për një takim pune me një administrator të një firme. “Shefi më ftoi në drekë në përfundim të takimit dhe gjatë drekës më pyeti për familjen, sa fëmijë ishim dhe nëse kisha qenë ndonjëherë e dashuruar”. Sipas pretendimit të punonjëses, gjatë drekës shefi e kishte prekur dy herë në krah, por siç i shpjegon në polici “kujtova se kërkonte të më tërhiqte vëmendjen”. Kallëzuesja i tregon policisë se në përfundim të drekës ishin kthyer në zyrë ku ajo ka punuar deri në orën 19.00.

“Shtetasi K.D më pyeti në ditët në vazhdim nëse isha e mundur të udhëtoja drejt Sarandës që të isha e pranishme në një takim”, citojnë pjesë nga kallëzimi burime të gazetës Si. “Iu përgjigja që është larg dhe atë ditë duke qenë se sërish kishte kaluar orari zyrtar K.D u përpoq të ishte sa më i sjellshëm dhe kërkoi të më shoqëronte me makinë në shtëpi”. E reja tregon në polici që përkujdesjet e K. D dhe mirësjellja e punëdhënësit ka vazhduar edhe pse e punësuara ishte përpjekur disa herë të vendoste kufij. “Në një nga këto ditë me preku dorën dhe buzëqesha ftohtë. Shtyva karrigen dhe i thashë që duhet të flasim. Në mbrëmje më mori në telefon dhe më çoi sms përtej orarit zyrtar ku më komplimentoi”. Siç bëjnë me dije burime të gazetës Si, 25-vjeçarja pretendon se durimi i saj ka sosur kur në një nga ditët pas komplimenteve të tepruara për veshjen, bosi e paralajmëroi “nuk duhet të jesh kaq e ftohtë, duhet të buzëqeshësh”. Kallëzuesja thotë “i fola drejtpërdrejt, i thashë nuk më pëlqejnë prekjet dhe as komplimentet në punë. Bosi u përgjigj: mirë në rregull. Por brenda të njëjtës ditë, 50-vjeçari është ngritur nga karrigia, i ka përkëdhelur kokën. Tentova të largohem, por ai më preku fundin dhe më përkëdheli”. E reja shton se pronari kur e ka parë të acaruar ka pohuar “më fal, ky është një gabim që nuk do përsëritet më”. Sidoqoftë 25-vjeçarja pasi ka dalë nga zyra është drejtuar menjëherë në polici duke theksuar se ishte ngacmuar seksualisht. por 50-vjeçari pasi u thirr në komisariatin numër një deklaroi: do t’i jap shpjegimet një ditë tjetër./ Si

g.kosovari

Next Post
Leftistët përgjojnë në Prishtinë

Deti lan luftërat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In