• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E kujt i intereson nëse ti përgjohesh…?!

by Arbi Kasapi
17/05/2016 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbi Kasapi

Prej disa ditësh flitet për mundësinë ose jo të përgjimit të disa politikanëve dhe ekzistencën ose jo të një pajisje të aftë për një “djallëzi” të tillë. Nuk duhet shumë mund për të shuajtur kureshtjen rreth pajisjes IMSI Catcher. Mjafton të google-osh fjalën ose të shkosh në You Tube, për të zbuluar se edhe ti e unë, mund të bëjmë një pajisje të tillë në shtëpi, me pak para.

Me pak fjalë, pas google-imit personal mësova se “Stingray” funksionon si një ndërmjetëse mes celularit (dhe jo vetëm) dhe antesës/ave  së cilës ajo i transmeton të dhënat… një antenë hajdute që në modalitetin e saj pasiv mund të identifikojë kodin IMEI(“shasinë” e celularit tuaj) ,kodin IMSI(kartën sim dhe kush paguan faturën për të) dhe…. po, mund të “dëgjojë” apo lexojë se çfarë flisni dhe shkruani, ashtu sikurse bëjmë ne kur jemi duke dëgjuar radio.

Çështja bëhet interesante kur këto pajisje kthehen në modalitetin e tyre aktiv. Praktikisht, në këtë rast nuk është shumë e vështirë që prej celularit tuaj të merren të gjitha të dhënat që ai mban, përfshi numrat me të cilët keni folur apo deri dhe tek aktivizimi dhe përdorimi i kamerës tuaj si një “sy”… po ajo kamera përpara celularit tuaj me të cilin ju bëni selfie përditë.

Me pak fjalë, pajisjet teknologjike të spiunimit janë mjaftueshëm të avancuara dhe këtë nuk ka nevojë ta pohojnë apo mohojnë politikanët shqiptarë. Skandali i përgjimeve të NSA-së amerikane ishte një provë e mjaftueshme për mbarë botën, për të kuptuar se nëse ka “vullnet” për të mbledhur të dhëna, nuk është aspak e vështirë të përgjohet Angela Merkel. Kur thua këtë emër dhe kur risjell në mendje listën që përcolli në rrjetin e tij dixhital ish kryeministri… nuk do shumë kohë që të kuptosh se këtu peshorja anon në një mënyrë jo fort normale.

E pikërisht këtu qëndron çështja! Kur aktorët politikë hedhin në skenarët e tyre, fjalë dhe lojëra që në fakt janë material vetëm për organet e drejtësisë. Asnjë vend i zhvilluar, e aq më tepër pas skandalit me NSA-në, nuk lejon përdorimin e këtyre pajisjeve pa marrë urdhër nga pushteti gjyqësor.

Por ky pushtet në Shqipëri, duke qenë tepër i hollë, bëhet në rastin më të mirë, garanti më i dobët për parandalimin e abuzimeve të mundshme. Derisa luftërat politike midis palëve të sheshohen siç ndodh rëndom në këto raste (duke e lënë çështjen në heshtje sepse në plan të parë do dalë një tjetër duel shpatash, si psh zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës apo reforma në drejtësi), në media do vijojnë gjithfarë historirash për përgjime mafioze, politike, imorale dhe kurrfarë etike.

Për qytetarët një gjë mbase është e rëndësishme. Edhe sikur të jenë duke u përgjuar… kujt i plasi?!

Pse duhet të shqetësohet një qytetar sepse po i përgjojnë celularin?! Nuk ka asnjë arsye! Sepse po i cënojnë jetën private? Sepse një pajisje po regjistron disa të dhëna… që në rastin më të volitshëm nuk do t’i hyjnë në punë askujt?!

Kështuqë, në përmbyllje, një gjë do duhet t’i vijë ndërmend çdokujt që dyshon se po përgjohet… që të gjejë rastin edhe ai/ajo për të folur si një terrorist/e i ISIS, si një Putin apo Escobar… e pse jo…edhe si një politikan shqiptar.

Next Post

Mustafa: Duhet të kemi një qeveri më të vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In