• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E kthyen bregdetin në tokë bujqësore, mes të dyshuarve edhe Nënprefekti i Tiranës

by A R
14/11/2017 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve lokalë në Kavajës, të dyshuar se kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.

Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”.

Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Në bazë të fallsifikimit të dokumentave, zyrtarët lokalë  e kanë shënuar zërin kadastral “tokë arë” në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes.

E vënë në dijeni të procesit të shpejtë të tjetërsimit, Prokuroria e Kavajës ndërhyri në Korrik 2017, duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësimin e situatës në terren.

Prokuroria e Kavajës nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit  të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit. Gjithashtu, këtij procedimi penal i është bashkuar edhe një kallëzim i Kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë.

Prokuroria e Kavajës ka zhvilluar hetime të gjera, duke hetuar mbi dokumentat në ZVRPP Kavajë, në bashkinë Rrogozhinë, si edhe praktikat administrative të ish-komunës Kryevidh, e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë.

Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për fallsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave.

Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, për shtetasit si më poshtë:

1.         Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë

2.         Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë

3.         Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë

4.         Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë)

5.         Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë

6.         Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë

7.         Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë

8.         Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës,  Kavajë

Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria ka lëshuar urdhërat e ndalimit edhe për shtetasit:

9.         Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë

10.       Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë

11.       Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë

Vendimet e gjykatës për arrestimin e shtetasve të mësipërm, si edhe urdhërat e ndalimit të prokurorit, janë ekzekutuar, në pjesën më të madhe, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë ditës së martë (14.11.2017).

Aktualisht nuk janë zbatuar masat e sigurimit dhe janë shpallur në kërkim shtetasit: Seid Cikalleshi, Fatos Kaja dhe Enver Duqi. /b.d

Next Post
Kompendiumi i Politikave Kulturore dhe Trendeve në Europë, Shqipëria përfaqësohet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës

Kompendiumi i Politikave Kulturore dhe Trendeve në Europë, Shqipëria përfaqësohet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katedralja e Tiranës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të Lumur Anastas

Katedralja e Tiranës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të Lumur Anastas

January 25, 2026
Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026

Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026

January 25, 2026
Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

January 25, 2026
Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

January 25, 2026
Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

January 25, 2026
12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

January 25, 2026
Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

January 25, 2026
Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

January 25, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Vlorë! Plagoset me thikë një 44-vjeçar pas një konflikti të çastit

January 25, 2026
Parashikimi i motit për sot/ Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Moti sot parashikohet me vranësira deri pasdite dhe reshje shiu me intensitet të ulët

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In